Perpjekjet per ta rihapur AlbanianMail si nje gazete, si nje ze te shqiptareve ne Mbreteri te Bashkuar nuk kane pushuar asnjehere. Ne qershor te 2004, AlbanianMail beri ca hapa dramatike me ndërhyrjen e zotit Nik Berisha, president i kompanise "Alban Travel". Ne kete periudhe, AlbanianMail u regjistrua zyrtarisht si gazete e komunitetit shqiptar ne Mbreteri te Bashkuar. Zoti Berisha ofroi nje zyre, materialet teknike dhe nje staf i ri me i kompletuar pergatiti per botim numrin e ri të AlbanianMail, kesaj radhe me 24 faqe, nga 12 faqe qe kishte fillimisht. Kompani të fuqishme shperndarese premtuan shperndarjen e AlbanianMail ne qendrat kryesore ne Angli, por nje projekt qe synonte perfshirjen e financuesve te tjere ne kete projekt te kushtueshëm deshtoi në momentet e fundit dhe gazeta AlbanianMail u pezullua serish per nje dite tjeter.
Kjo dite erdhi pikerisht me 5 maj 2006, kur gazeta doli serish ne shtyp me numrin e saj te 27 si vazhdim i asaj pune te nisur tri vjet më parë. Perseri, promotori i kesaj dalje te dytë ishte kompania "Alban Travel" dhe presidenti i saj, Nik Berisha se bashku me kryeredaktorin Lavdrim Terziu. Kesaj radhe AlbanianMail eshte e përdyjavshme dhe me 24 faqe, 8 prej tyre me ngjyra. Nga 500 kopje qe ishte tirazhi ne numrin e saj te pare, tashme AlbanianMail shtypet deri ne 10.000 kopje. Ajo ka krijuar rrjetin e saj te shperndarjes dhe jepet falas gati ne te gjitha dyqanet dhe bizneset shqiptare ne Londer, ne disa librari dhe shoqata si dhe ne mbi 230 supermarkete turke. AlbanianMail gjendet tashme edhe ne pikat e shitjes se gazetave te tjera komunitare, ne qytetet kryesore te Anglise dhe Irlandes kundrejt nje çmimi prej 1 sterline. Kompani te fuqishme kane besuar te reklamojnë produktet e tyre ne AlbanianMail, te tilla si British Airways, Albanian Airlines, JRJ Solicitors, IOM, Levenes Solicitors, Planet Talk, Alban Travel, etj.
Viti 2008 nisi me fatkeqesi. Lavdrim Terziu, ideatori, krijuesi, frymezuesi dhe njekohesisht Kryeredaktori i talentuar i AlbanianMail, humbi betejen e tij me kancerin ne nje spital te Londres veriore. Ai u nda perfundimisht nga jeta, diten e marte, me 5 Shkurt, duke lene ne pikellim te thelle familjen dhe te afermit e tij ne Shqiperi, miqte e shumte, koleget e tij te panumert ne boten publicistike, si dhe mijera lexues dhe dashamires te shkrimeve te tij neper gjithë botën shqipfolëse. Nderkohe pasues i Lavdrimit ne rrolin e Kryeredaktorit erdhi Linda Lufo e cila e drejtoi gazeten per rreth 3 muaj edhe kur Lavdrimi ishte i semure. Tashme karrikes se Kryeredaktorit i eshte drejtuar Z. Fatmir Terziu i cili eshte optimist per te ardhmen e gazetes. Elementi intelektual po afrohet ndjeshem, cilësia e shkrimeve dhe serioziteti i gazetes eshte rritur ne vazhdimesi. Shpresojme te vazhdojme keshtu dhe ne te ardhmen, misioni yne eshte i thjeshte: Informimi i komunitetit shqiptar ne Mbreteri te Bashkuar.
Kronologji
- 21 Shkurt 2003 - Ne shtyp numri i pare i gazetes AlbanianMail
- Korrik 2003 - Mbyllja e gazetes
- Qershor 2004 - Projekti rihapet serish per tu mbyllur perseri
- 5 Maj 2006 - Rihapet serish gazeta, ne shtyp numri 27
- Janar 2008 - Linda Lufo drejton gazeten
- 5 Shkurt 2008 - Vdiq Lavdrim Terziu, ideatori dhe Kryeredaktori i gazetes AlbanianMail
- Maj 2008 - Fatmir Terziu emerohet Kryeredaktori i ri

