Adresa e redaksisė: 132 Seven Sisters Road, LONDON, N7 7NS
Tel: 020 7263 9000 Fax: 020 7561 1603 SMS: 07796012222
Kryeredaktor (Editor) Linda Lufo (E-mail: )
Kultura (Showbiz) Ervis Maja (E-mail: )
Design Kleant Halili (E-mail: )
Historiku
Numri i parė i gazetės Albanian Mail doli nė shtyp mė 21 shkurt tė vitit 2003. Kjo u bė e mundur falė iniciativės private tė zotėrinjve Agim Neziri dhe Anton Prenga tė cilėt vendosėn tė kontribojnė financiarisht pėr t`i ofruar komunitetit shqiptar nė Britani tė Madhe njė zė tė tyrin. Albanian Mail ndėrtoi faqen e saj nė rrjetin elektronik dhe brenda pak muajsh arriti njė numėr rekord lexuesish deri nė 700-800 vizitorė unikė nė ditė. Faqja u ndėrtua dhe vazhdon tė mirėmbahet nga Kleant Halili. Numri i bashkėpunėtorėve u shtua ndjeshėm megjithėse kontributi ishte tėrėsisht vullnetar. Njėkohėsisht burimet e pamjaftueshme financiare dhe dedikimet personale bėnė qė disa bashkėpunėtorė qė kontribuan nė numrat e parė ta braktisnin Albanian Mail. Megjithė pėrpjekjet e jashtėzakonshme tė pronarėve dhe stafit, Albanian Mail nuk e mbijetoi koston e lartė financiare. Ky faktor pėrbėri pa dyshim arsyen kryesore tė mbylljes sė gazetės sė shqiptarėve nė Britani tė Madhe, nė korrikun e vitit 2003, pas 26 numrash. Pėrpjekjet pėr ta rihapur Albanian Mail si njė gazetė, si njė zė tė shqiptarėve nė Britani tė Madhe nuk kanė pushuar asnjėherė. Nė qershor tė 2004, Albanian Mail bėri ca hapa dramatike me ndėrhyrjen e zotit Nik Berisha, president i kompanisė "Alban Travel". Nė kėtė periudhė, Albanian Mail u regjistrua zyrtarisht si gazetė e komunitetit shqiptar nė Mbretėrinė e Bashkuar. Zoti Berisha ofroi njė zyrė, materialet teknike dhe njė staf i ri mė i kompletuar pėrgatiti pėr botim numrin e ri tė Albanian Mail, kėsaj radhe me 24 faqe, nga 12 faqe qe kishte fillimisht. Kompani tė fuqishme shpėrndarėse premtuan shpėrndarjen e Albanian Mail nė tė qendrat kryesore tė Britanisė sė Madhe, por njė projekt qė synonte pėrfshirjen e financuesve tė tjerė nė kėtė projekt tė kushtueshėm dėshtoi nė momentet e fundit dhe gazeta Albanian Mail u pezullua sėrish pėr njė ditė tjetėr.
E tashmja Kjo ditė tjetėr erdhi pikėrisht mė 5 maj 2006, kur gazeta doli sėrish nė shtyp me numrin e saj tė 27 si vazhdim i asaj pune tė nisur tri vjet mė parė. Pėrsėri, promotori i kėsaj dalje tė dytė ishte Alban Travel dhe presidenti i kėsaj kompanie, Nik Berisha sė bashku me kryeredaktorin Lavdrim Terziu. Kėsaj radhe Albanian Mail ėshtė e pėrdyjavshme dhe me 24 faqe, 8 prej tyre me ngjyra. Nga 500 kopje qė ishte tirazhi nė numrin e saj tė parė, tashmė Albanian Mail shtypet nė 10 000 kopje. Ajo ka krijuar rrjetin e saj tė shpėrndarjes dhe jepet falas nė tė gjitha dyqanet shqiptare, nė disa librari dhe shoqata si dhe nė mbi 230 supermarkete turke nė mbarė Londrėn. Albanian Mail gjendet tashmė edhe nė pikat e shitjes sė gazetave tė tjera komunitare, nė qytetet kryesore tė Britanisė sė Madhe dhe Irlandės kundrejt njė ēmimi prej 1 sterline. Kompani tė fuqishme kanė besuar tė reklamojnė produktet e tyre nė Albanian Mail, tė tilla si British Airways, Albanian Airlines, JRJ Solicitors, IOM, Levenes Solicitors, Planet Talk, Alban Travel, etj.
Perspektiva Sė shpejti Albanian Mail mund tė gjendet edhe nė tregun belg. Po bėhen pėrpjekje qė kjo gazetė tė ketė njė zyrė tė saj nė Bruksel dhe variantin e saj pėr shqiptarėt e Belgjikės. Nėse gjithēka ecėn sipas projekteve tona, Albanian Mail mund tė bėhet shumė shpejt njė zė i fuqishėm i tė gjithė shqiptarėve nė Perėndim. Elementi intelektual po afrohet pranė gazetės sonė. Cilėsia e shkrimeve dhe serioziteti i gazetės ėshtė rritur nė vazhdimėsi. Rikthimi i Kleant Halilit nė faqosjen e gazetės garanton edhe ruajtjen e cilėsisė vizuale. Nė Belgjikė, Albanian Mail do tė jetė edhe mė pranė institucioneve evropiane vendimmarrėse ku ėshtė burimi i shumė informacioneve me rėndėsi pėr komunitetin shqiptar dhe pėr vendet tona tė origjinės. Nė bashkėpunim me kompanitė shpėrndarėse si WHSmith, tirazhi i Albanian Mail mund tė rritet deri nė 20 000 nė territorin britanik dhe irlandez. Pėr mė tepėr, le tė flasė vetė koha.
|