|
27/11/2003
Masakruan njė shqiptar nė Londėr, prangosen nė Peqin
Autori: Nga: Ardit BALA Aktualitet
Njė grup special policor londinez, i ndihmuar edhe nga policia shqiptare, ka arrestuar dy persona, tė cilėt akuzohen se kanė kryer njė vrasje nė Londėr. Operacioni i mirorganizuar ėshtė kryer nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, nė Peqin tė Elbasanit dhe ka pėrfunduar me arrestimin e Petrit Manhasės dhe Kujtim Celhakės, tė akuzuar pėr vrasjen e njė shqiptari. Edhe pse ngjarja e mėsipėrme ka ndodhur nje vit mė parė, nė kryeqytetin britanik, grupi policor londinez ka ardhur posaēėrisht nė Shqipėri, pėr tė realizuar kėtė operacion. Grupi i mėsipėrm policor ėshtė ndihmuar nga forcat e Policisė sė Elbasanit, por pėr kapjen e dy tė shumėkėrkuarve ndėrkombėtarė janė angazhuar drejtoria e Policisė Kriminale tė Tiranės si dhe Prokuroria e Pėrgjithshme. Petrit Manhasa dhe Kujtim Celhaka, i njohur ndryshe edhe me emrin Shpėtim kanė pėrfunduar nė prangat e policisė.
Krimi Kujtim Celhaka dhe Petrit Manhasa do tė pėrballen me drejtėsinė, pasi akuzohen pėr krimin e vrasjes. Sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Rendit Publik, mėsohet se rreth 11 vjet mė parė, nė shtator tė vitit 1992, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, tė arrestuarit kanė vrarė nė Angli shtetasin Denis Ceka. Vrasja e kėtij tė fundit ėshtė kryer pėr motive gjakmarrjeje. Sipas informacioneve tė grumbulluara nga policia shqiptare, vėllai i Denis Cekės kishte vrarė vėllanė e Petrit Manhasės. Ky i fundit ka marrė vesh se hasmi i tij ndodhej nė Angli dhe ka shfrytėzuar kėtė mundėsi, pėr tė marrė gjakun. Pikėrisht nė kryeqytetin anglez, Manhasa ka gjetur mundėsinė pėr tu hakmarrė pėr vrasjen e tė vėllait, duke vrarė Cekėn. Trupi i shqiptarit Denis Ceka ėshtė gjetur nga policia londineze, i masakruar barbarisht, vetėm njė javė pas vrasjes sė tij. Sipas tė njėjtave burime zyrtare mėsohet se mbi trupin e tij ishin kryer akte kafshėrore. Dy autorėt e vrasjes e kishin goditur hasmin me 30 thika nė trup e mė pas i kishin nxjerrė sytė. Identifikimi i shqiptarit tė vrarė nė Londėr ėshtė bėrė pas hetimeve tė kryera si dhe pas ekspertizės, sė kryer nga policia londineze.
Kėrkimi Policia londineze kishte shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar, prej vitesh, 28- vjeēarin Kujtim Celhaka, banues nė Kavajė dhe 32- vjeēarin Petrit Manhasa, banues nė Peqin. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Ministrisė sė Rendit Publik mėsohet se dy tė shumėkėrkuarit pėr veprėn penale tė vrasjes sė Denis Cekės kanė lėvizur nė vende tė ndryshme tė Evropės. Ata janė kthyer nė Shqipėri vetėm pak kohė mė parė. Pėr arrestimin e dy tė akuzuarve pėr vrasjen e tmerrshme, qė tronditi kryeqytetin anglez shumė vjet mė parė, janė ngritur nė kėmbėtė gjitha strukturat qėndrore e lokale tė policisė shqiptare. Pas njė koordinimi midis Ministrisė sė Rendit Publik, Home Office, policisė londineze dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme ėshtė bėrė i mundur identifikimi i saktė i autorėve tė vrasjes si dhe tė vendndodhjes aktuale tė tyre. Mė pas ėshtė realizuar edhe operacioni dypalėsh, i cili u kurorėzua me kapjen e dy tė akuzuarve pėr vrasjen.
Tė akuzuarit do tė gjykohen nė Shqipėri Grupi policor londinez, i ardhur nė vendin tonė pėr tė realizuar aksionin pėr kapjen e dy tė akuzuarve, ka sjellė me vete dosjen ku ndodhen provat, pėr vrasjen e ndodhur nė vitin 1992 nė Londėr.Burimet zyrtare tė Ministrisė sė Rendit Publik bėjnė tė ditur se Petrit Manhasa dhe bashkėpunėtori i tij nė vrasje, Kujtim Celhaka, do tė gjykohen nga drejtėsia shqiptare. Grupi hetimor anglez pritet tu pėrcjellė tė gjitha faktet dhe provat, homologėve tė tyre shqiptarė, tė cilėt do tė vazhdojnė mė pas proceset gjyqėsore, pėr vrasjen e ndodhur nė Angli. Aktualisht, dy personat e arrestuar janė dėrguar nė mjediset e policisė sė Elbasanit, ku edhe mendohet se do tė zhvillohet procesi penal ndaj tyre. Vrasja pėr tė cilėn ata akuzohen ka ndodhur nė Londėr, nė shtator tė vitit 1992, ku ėshtė vrarė e mė pas masakruar pėr gjakmarrje Denis Ceka.
|