News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
02/01/2005
Grekėt: Urdhėroni nė Shqipėri

Autori: Nga: Lavdrim TERZIU
Sunday Times u rekomandon turistėve Shqipėrinė

Shqipėria ėshtė radhitur nė vendin e 47-tė ndėr 100 destinacionet mė “tė nxehta” pėr turistėt, tė rekomanduara nga gazeta britanike “Sunday Times”. Ėshtė e para herė qė Shqipėria ėshtė nė njė listė tė tillė dhe kjo ėshtė ana mė e bukur e medaljes. Ana tjetėr e medaljes ėshtė fakti se kjo bėhet e mundur falė njė kompanie greke, “Sunvil Greece” e cila ofron vizita njėjavore nėpėr Shqipėrinė e Jugut, por nėpėrmjet ishullit tė Korfuzit. “Sunvil Greece” ofron udhėtim me eskortė, qė do tė thotė se grupet turistike do tė shohin ato vende qė rekomandojnė agjentėt e kompanisė greke; kishat e vjetra ortodokse, manastiret, gjurmėt e “qytetėrimit helen” nė Shqipėrinė e Jugut. Pėrveē kėsaj, njė udhėtim i tillė nė Shqipėri kushton nga 832 deri nė 926 stėrlina, nė varėsi kjo tė kohės sė vizitės. Pas njė jave tė tillė tė “lodhėshme dhe tė mundimėshme” grekėt ofrojnė njė javė tė dytė pushimi nė Korfuz pėr njė pagesė qė varion nga 76 deri nė 117 stėrlina, 12 herė mė lirė se nė Shqipėri. Njė turist qė u hedh njė sy tė gjitha destinacioneve tė radhitura nė faqen e “Sunday Times” do tė shohė patjetėr edhe Kroacinė ku pėr 410 stėrlina mund ta kalosh javėn nė njė hotel katėr yjesh nė brigjet Adriatikut dalmat, pėrfshirė kėtu edhe udhėtimin direkt nga Hithrow. Dikush tjetėr mund tė zgjedh Turqinė e cila ėshtė edhe mė larg nė distancė por qė kushton vetėm 349 stėrlina pėrfshirė udhėtimin, hotelin, mėngjesin, dhe plazhet e pastra tė Egjeut.

Kėshtu, perspektiva e njė industrie turistike nuk mund tė jetė shumė shpresėdhėnėse pėrderisa rrugėt e Shqipėrisė tė kalojnė nėpėrmjet Greqisė apo Serbisė e Malit tė Zi. Pėrveē mundėsive ekonomike tė kompanive shqiptare, kėtu lė pėr tė dėshiruar edhe politika e Tiranės. Gjatė muajve tė verės, turistėt qė zbarkojnė nė Sarandė nga Korfuzi nuk kalojnė as kontrolle doganore dhe as kontroll pashaportash, ndėrsa nė Rinas, nė Portin e Durrėsit apo nė ēdo pikė tjetėr hyrėse, edhe vetė qytetarėve shqiptarė u dalin thinjat nga pritjet e gjata, burokracirat dhe pėrpjekjet e agjentėve tė policisė pėr tė tė rrjepur diēka. Fakti tjetėr qė ende sot nuk kemi njė linjė direkte udhėtimi Londėr – Tiranė ėshtė plotėsisht pėrgjegjėsi e qeverisė shqiptare, pėrderisa nuk janė tė aftė tė sigurojnė njė aeroport tė vetėm ndėrkombėtar dhe kėtu nuk ēalon ana teknike apo financiare sesa ēalon ana burokratike dhe korrupsioni.

19 KOMENTE
03/01/2005 08:47 am
john
i thon nje fjale <jam krenar qe jam shqiptar>cfar krenari jemi ne mess te europes dhe radhitemi te 47 edhe jemi te kenaqur patjeter jemi se nje vend ne qe jemi skemi prespektiva te rradhitemi as te 100<por megjithate zoti e ndihmoft shqiperin se politikanet po mundojn si ta gruposin shqiperin ta bejn nje vend si afghanistani dhe iraku<flm<tung
03/01/2005 04:08 pm
Ndue
z.Lavderim,problemi qe trajtoni eshte i drejte,por te gjitheve duhet te na vije keq per kete te vertete.Kjo jo per fajin tend. Shteti dhe politika shqiptare kjo eshte, bisnesi i turizmit i sherben politikes.Grekeve ju keshilloj te marrin edhe ciceronet e tyre ne vendin tone se edhe historine po e rishkruajne vete me ca sahanlepires historian "shqiptar". Rreth 1 milion shqiptar jane emigrant ,tregu i te gjitha gjerave behet ne Shqiperi dhe atje cmimet jane njelloj si ne Londer,Paris e gjetke sepse paraja atje eshte lume. Politikanet atje jane jetegjate sepse populli nuk ua ka nevojen atyre sepse ka bijte e tij ne emigrim,por me keto qe po e do te ndodhin mjere Shqiperia me politikanet qe ka.Mallkimi rafte mbi ata qe shesin interesat shqiptare dhe dora e popullit i largofte nga kjo jete!!
04/01/2005 06:59 am
V
Shqiperia eshte nje vend i bukur dhe me shume potencial.

Por GJAKPIRESIT SHQIPTARE, POLITIKANE TE KORRUPTUAR, QEVERITARE TE SKRUPULLT, ADMINISTRUES RRYSHFETARE E KANE MARRE SHQIPERINE PENG.

DERISA TE ZGJIDHET NGA KJO PENGMARRJE VENDI YNE DO TE VAZHDOJE TE JETE NE MESHIRE TE GREKEVE APO SHERBETOREVE TE TYRE MAFIOZE.

Familjaret tane duhet ti thone MJAFT te korruptuarve me voten e tyre KUNDER.
04/01/2005 07:33 am
Aleksander
Une nuk jam nga ata qe e fajesojne qeverrine Shqiptare per cdo gje te keqe qe ndodhe ne Shqiperi, ne fund te fundit qeverritaret e Shqiperise na perfaqesojne dhe na pasqyrojne ne Shqiptareve (or do they?!) Por te mos kete asnje linje direkte fluturimi nga Britanie e Madhe nje vend me burim te jashtzakondeshem turistesh do te thote qe ata qe drejtojne ministrine e turizmit ne Tirane jane ose injorante ose keqdashes.
04/01/2005 02:45 pm
Ani
Bashkohem me mendimin e autorit & te disa patrioteve te mi qe kan shprehur mendimin.
Qeveria shqiptare nuk punon per popullin por per xhepat e pushtetareve.Na vjen keq kur mesojme se nuk kemi turizem pasi kushtet i kemi,por cte besh kur te afermit tane apo te gjithe qe jetojne atje nuk jane ne gjendje te dine te votojne per me te mirin le ta vuajne ata & ne qe jemi ketu.
Pasi po te kishim qeveri & ne, refugjatet do ndiheshim me mire e z'do na shikonin me ate syrin si``shqiptare``
Ka ardhe koha qe te ngrihet zeri e te zhvillohet turizmi pasi ashtu do te ndryshohet & imazhi shqiptareve ne bote & kete gje duhet ta beje cdo person qe e ndjen veten shqiptar pasi ``qeveria`` jone na ka lene ne balte.
05/01/2005 05:37 am
tani
Ne zgjedhjet qe do te zhvillohen kete vit, une ftoj te gjithe ata qe i duan te miren shqiperise qe te mos votojne per dy partite me te medha PS dhe PD. PS po mundohet me akted e tyre mafioze '' duke shperndare shperblime'' qe te marre votat e popullit, ndersa per PD vetem nje gje duhet te them, si ka mundesi qe SALA te jete kryetar partie qe nga revolucioni. nuk ndoth keshtu ne evrope e bote shembull per kete po marr opoziten angleze. shqiptare votoni per ndryshim, se akuma na ka ngelur edhe pak kohe.
05/01/2005 06:49 am
S.S
Mire e ke ti Tani, por ja qe eshte parapercaktuar kush do te fitoje dhe jane ndare "pjeset". nuk mund te behet kollaj shqiperia
05/01/2005 07:34 am
Kureshtari
"O moj Shqipni e mjera Shqipni
Kush te ka qit me krye ne hi
Ti ke pas qene nje zonje e rane
Burrat e dheut te thirrnin nane"

Ne europen perendimore votohen votuesit votojne ato parti qe kane planet the manifestot me te mira per popullin, ka ardhur koha te mesojme rregullat themeltare te demokracise.

Pse shqiptareve ne emigmin nuk u mundesohet te votojne ne vendet ku ata votojne.

Pra ne shqiperi masa me e madhe e votuesve mbeten pensionistet te cilet mbahen nga niperit dhe mesat ne emigrim ndersa votat i japin per hajdutet e tyre ose sic quhen me mire !politikane"
07/01/2005 08:02 am
MIC SOKOLI
O shqipetar-O nipat e pasardhesit e HEROJVE.... gjeja kryesore qe duhet te ndodh ne SHQIPERI ......;esht shporrja e hajduteve e flliqesirave greke, qe po ja pijn (thithin) gjakun SHQIPERIS ,mir qe shqiptaret ne Greqi po punojn per grekun ,po tani te gjith shqiptaret qe ndodhen neper bot po punojn per grekun....Po ku esht PATRIOTIZMI dhe ATDHEDASHURIA??????????Kush do te ndal helenizimin e Shqiperis????!!!!A mos duhet te ngjallen HEROJT KOMBETAR
20/01/2005 08:01 pm
martini
Qe nga 97 shqiperia ka ndryshuar! Kam qene me shume tregetare gjermane qe jane habitur nga mrekullite e natyres por dhe nga deshira e madhe e individit per ndryshime. Per klase politike shqipetare nuk ke se cfare thua se ajo ka dyte meta , nuk eshte patriote dhe nuk eshte e zgjuar! POLITIKA IST Beruf thote gjermani qe do te thote politika eshte zanat. Dhe kete zanat nuk mund ta kene te gjithe si talent.Ndersa Saliu eshte kaq i konsumuar sa sikur nje 87 vjecare ta besh nuse , per Nanon di qe flitet shume por ne fund te fundit shume gjera kane ndryshuar me ardhjen e tije ne pushtet! Nuk do te votoja kurre per Saliun kur kujtoj: Shqiperia ne vendet islamike- Piramidat - dhe "breket e ushtareve" qe dolen rruges ne 97 !Pra skam alternative tjeter ! Me mire nje sy se sa qor me sy ne balle!
25/01/2005 10:35 am
c jjjjj
A JANE SHQIPTARET AQE TE FORTE FIZIKISHT E MENDORE AQ SA SHKRUHET NE VEPRA GAZETA LIBRA HISTORIKE E NE KENGE QE KENDOHEN???N.Q.S. ESHTE VETEM POPULLI PA QEVERITARET APO E KUNDERTA?? OSE TE DYJA BASHKE?????A DISKUTOJNE PARTITE TE NDRYSHME NE VENDE TE BOTES SIKUR PLITIKANET E QEVERITARET SHQIPTARE P.SH. PER QEVERINE PARA 1990?????KU I GJEN QEVERIA SHQIPTARE TE HOLLAT PER TE NDIHMUAR VENDET TE PREKURA NGA TERMETI NE NJE KOHE QE POPULLI I VET NUK KA ASISTENCE SOCIALE DHE PENCIONE TE MJAFTUAR PER TE JETUAR????
25/01/2005 10:47 am
c jjjjjjj
KUR GREKU DHE ITALIANET BEJNE EMBARGO NJERZORE PER SHQIPTARET QEVERIA SHQIPTARE SI REAGON?????BESOJE E KUPTONI EMBARGO NJERZORE KTHIMIN E IMIGRANTEVE..UNE E DI QE MUNDE TE BEJNE KONTAKT POR MENDOJE QE E BEJNE PER TE KALUAR NJE WKEND TE KENDSHEM DY PALET..NUK E KUPTOJE PERSE QEVERITARET NUK I SHOHIN KETO PROBLEM PASI KA EDHE NE SHQIPERI TE TILLA ME PRONARE TE ARDHUR NGA EUROPA GJOJA PER TE HAPUR VENDE PUNE FALEMINDERIT NGA ATA ...POR SA PAGUHET NJE PUNETOR NE MUAJ NE BAZE TE ēmimeve DHE TE KUSHTEVE TE JETES PERDITSHME???KUSH DESHIRON MUNDE TE KONTAKTOJE faleminderit
30/01/2005 01:04 pm
a-leks-anderr
greqia mendon qe te okupoj Shqipnin me turista, mire po kot e ka se ne SKIPETARET kemi mbijetu edhe fungosjen e Atlentisit nje vershim turistash do te jet pa pasoje njeher niset prej grekoshqiptareve me pervoj e pastaj edhe prej atyre me qellime profitimit jo politik po financiar
e per shka perket politikes zgjedhne lartmadhnin
05/02/2005 10:03 am
ds
Mos u merrni me greket me llafe por me vepra . Te gjithe ata qe jashte shqiperise jane te punojne sa me shume dhe te pasurohen sa me shume me kohe do ti detyrojme si greket edhe serbet te ne respektojne te na kene frike dhe per kete te fundit te na duan dhe jo te na shtypin me kembe .

Shqiptaret dhe jo shqipfolesit jane individe te papame ne vlera dhe fuqi .
po ju kujtoj pjesen e fundit te hymnit kombetar qe e hoqi Enveri .
Pershendetje Shqiptareve .
17/03/2005 10:15 am
tomas
do te ishte me interes menjanimi nga politika shqiptare e PS+PD. Duhet nje force e trete djema ,psh republikanet me3-4 parti te tjera,
05/07/2005 02:59 pm
pjerin deda
Sqiperia do te bahet se sban nje vend i pasur e i forte sepse ka nje po pull energjik dhe nuk heziton te sakrifikoje per te ardhmen e tij.Sa per serbet e greket ne do ti leme ato mbrapa.
25/09/2005 05:09 am
shqiptari
ca eshte kjo..?edhe sikur te jete keshtu,kjo eshte fatkeqesi?car gjurmesh greke????meshire!!
03/02/2006 10:03 am
anononim
Kush jeni ju greket qe jepni urdhra ne trojet shqiptare?E di qe ne shqiptaret se dime a eegzistoni?dhe kush jeni?dhe nga bini.mos tento te prekesh token shqiptare sepse shqiptari nuk ta lejon sepse eshte SHQIPTAR dhe jo grek e qelbur.
23/10/2007 02:47 am
Edmir Cjapi
Pershendetje Albaniamail. Na behet shume qejfi qe ne britanine e madhe ndodhet nje gazete e tille dhe na ngre vlerat kombit tone.
Ne emi nje kerkese nga ju, ne jemi agjensi turistike qe kemi ne web-siten tone 350 hotele ne te gjithe Shqiperine ku munde te rezervosh online do te kishim shume deshire qe te reklamohesh ne faqen tuaj do te na ndihmonit ne dhe turizit Shqiptare, faqa eshte http://www.edialtourc.om ju lutemi beheni kete gje. Me respekt nga Edmir Cjapi.
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili