News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
08/06/2006
BERZH prezanton Shqipėrinė nė Londėr

Autori: Nga: Lavdrim TERZIU
Investitorėt kėrkojnė fakte dhe shifra, ministrat shqiptarė tregojnė fajtorėt me gisht dhe ofrojnė premtime

15 vite qė nga rėnia e komunizmit nė Shqipėri, ministri i ekonomisė, Genc Ruli ende fajėson regjimin e diktaturės pėr mungesėn e investimeve tė huaja nė vend. Sipas tij, izolimi komunist i Shqipėrisė ka bėrė qė vendin tonė tė mos e njoh investitori i huaj. Ministri Ruli i bėri kėto komente gjatė prezantimit tė Shqipėrisė pėr biznesin e huaj, nė Londėr, iniciativė kjo e Bankės Evropiane tė Rindėrtimit dhe Zhvillimit. Sigurisht qė zoti Ruli pėrmendi edhe arsye tė tjera pėr tė justifikuar mungesėn e investimeve tė huaj nė vendin tonė; ndėr tė tjera, infrastruktura e dobėt, mungesat e burimeve te mjaftueshme energjetike, legjislacioni, stabiliteti politik, korrupsioni dhe reputacioni jo i mirė ndėrkombėtar i vendit tonė. Si gjithnjė, si tė gjithė politikanėt shqiptarė nė kėto vite tė gjata tranzicioni, Ruli nuk i kurseu as premtimet. Ai premtoi se njė ligj i ri mbi investimet do tė kalojė sėshpejti nė Kuvend. “Ligji i ri, - tha ai, - do tė lehtėsojė procedurat e licensimit. Do tė hiqet taksa doganore pėr makineritė e reja tė prodhimit qė importohen. Do tė hiqet TVSH pėr njė periudhė tė caktuar kohe pėr investitorėt e rinj. Shteti do tė mbulojė shpenzimet e trajnimit tė stafit pėr kompanitė e reja, etj.”. Mė pas, ministri Ruli foli pėr realitetin e ri ekonomik tė Shqipėrisė. Ai i siguroi tė pranishmit se Shqipėria ka njohur njė stabilitet makroekonomik gjatė viteve tė fundit dhe se nuk ka asnjė risk nė kėtė drejtim. Ruli e pranoi se Shqipėria ėshtė nė vendin e fundit nė rajon pėr sa i pėrket thithjes sė investimeve tė huaja gjatė vitit qė lamė pas.

Arritjet
Sistemi bankar nė Shqipėri ka njohur njė bum tė paparashikuar zhvillimi. Vetėm pak vite mė parė, sistemi bankar ishte mė i dobėti nė Evropė, ndėrsa sot ėshtė shumė pranė niveleve perėndimore. Kjo u theksua nga disa sipėrmarrės dhe ekonomistė tė pranishėm nė ditėn e prezantimit tė Shqipėrisė. Drejtori i pėrgjithshėm i Raiffeisen Bank, njė ndėr bankat e para private nė Shqipėri dhe ndėr mė tė fuqishmet nė treg, foli me superlativa pėr mbėshtetjen qė qeveria shqiptare i ofron biznesit tė huaj. “Por, gjėja mė pozitive nė tregun shqiptar ėshtė dėshira e madhe e vetė shqiptarėve pėr progres dhe zhvillim. Ata tashmė besojnė nė tė ardhmen e vendit tė tyre dhe ky mund tė jetė celėsi i suksesit tė kėtij vendi”, tha ndėr tė tjera zoti Steven Grunerud, drejtor i pėrgjithshm i Raiffeisen Bank. Hapa tė mira po bėhen edhe nė drejtim tė infrastrukturės rrugore nė mbarė Shqipėrinė. Ky konstatim i disa biznesmenėve pjesėmarrės u pasua nga premtimi i ministrit Genc Ruli se sėshpejti, brenda kėtij viti, do tė fillojnė punimet pėr arterien mė tė rėndėsishme rrugore nė Shqipėri; autostrada Durrės – Prishtinė. Ministri Ruli nguroi tė jepte njė datė fillimi, por pas kėmbėnguljes sė disa pjesėmarrėsve pėr tė patur njė pėrgjigje mė tė plotė, ai tha se plani ishte qė rruga tė fillonte nga punimet brenda vitit dhe tė pėrfundonte brenda dy viteve nė vazhdim. Kalim Mitrev, drejtor pranė BERZH pėr Poloninė, Bullgarinė dhe Shqipėrinė premtoi se bordi drejtues i kėsaj banke sėshpejti do tė vendos pėr tė marrė pjesė nė investimin e rrugės Durrės – Kukės. Ministri i ekonomisė, Genc Ruli premtoi ndryshime edhe nė sektorėt e energjisė dhe atė tė sigurimeve ku sipas tij ka probleme tė mėdha. “Ne jemi tė vendosur tė zgjidhim me cdo kusht problemin e energjisė. Ky ėshtė prioritet i qeverisė sė re.” – tha ai.
Nė ditėn e prezantimit tė Shqipėrisė, morėn pjesė edhe ministri maqedonas i ekonomisė Fatmir Besimi, diplomatė, investitorė britanikė dhe pėrfaqėsues tė biznesit shqiptar. I ftuar nė kėtė aktivitet, ministri shqiptar i transporteve dhe energjetikės, Lulzim Basha u largua pėr nė Tiranė pak orė pėrpara se tė fillonte seanca e prezanimit.

2 KOMENTE
08/06/2006 07:28 pm
duro
Njė pyetje z. Rruli: Akoma me "zarfin e komunizmit" ? Diltatura gjatė 16 vjetėve (1946-1962) bėri tre hidrocentrale, njė nė Selitė e dy nė Mat, bėri edhe tre hekurudha, Tiranė-Durrės-Elbasan, zhduku analfabetizmin nė njė popull 90 pėr qind analfabet, ngriti universitetin e parė nė vend...Ju, tė djathtė e tė majtė, ngritėt piramidat, shkulėt themelet e Shqipėrisė, bėtė hekurudhėn e korrupsionit, drogės, trafiqeve. Bėhuni RRUL z.Ruli pėr tė shtruar trasenė e Shqipėrisė evropiane.
Duro, emigrant nė Athinė
30/06/2006 12:09 pm
Kritiku
Z. Duro,
Faleminderit per Komentin analitik shume te vertete.
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili