News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
27/08/2007
“Besa” mbyll njė tjetėr vit tė suksesshėm

Autori: Vlora KRASNIQI
Shoqata “Besa” ndan certifikata pėr nxėnėsit dhe shpreh mirėnjohje pėr mėsuesit vullnetarė, nė festėn e fundit tė vitit shkollor

Nxėnėsit e klasave shqipe tė shoqatės “Besa”, nė jug tė Londrės u pajisėn me certifikata, nė pėrfundim tė vitit shkollor. Nė njė ceremoni tė posaēme, drejtuesi i shoqatės “Besa”, Enver Buzuku shprehu mirėnjohje tė posaēme pėr vullnetarėt e kėsaj shoqate tė cilėt kanė kryer njė volum tė madh pune pėr edukimin e brezit tė ri tė shqiptarėve si dhe pėr ngritjen dhe promovimin e emrit tė kėsaj shoqate. Ai ceku punėn dhe profesionalizmin e mėsueses Teuta Zeka, e cila ėshtė edhe themeluese e shkollės shqipe nė juglindje tė Londrės, qysh ne vitin 2000, si dhe Ylber Ramadanin qė ėshtė themelues i klubit tė vallėzimit. Kėtu u fol pėr rėndėsinė e edukimit nė gjuhėn dhe kulturėn shqiptare dhe si ajo do tė ndihmoj nė integrim nė shoqėrinė e gjerė britanike. Ky fjalim u pėrcoll me njė valle nga Kosova dhe me njė recital tė pėrgatitur nga klasa e tretė. Festimi i pėrfundimit tė vitit shkollor ishte i ndarė nė pjesėn solemne dhe pasditen e lirė. Programi u fillua me njė melodi me klarinetė, tė ekzekutuar nga mėsuesi i vallėzimit dhe u pėrcoll me pėrshėndetjen e mysafirėve, nga udhėheqėsja e programit, mėsuesja Mimoza Gjini. Pas kėngės “O malet e Shqipėrisė’, klasa e parė u prezantua me dy kėngė tė tjera. Pastaj, “vallja e Ēobanit” u pėrcoll me njė recital tė klasės sė dytė tė cilėt recituan mbi identitetin e tyre. Pastaj u bė prezantimi i certifikatave tė nxėnėsve dhe mirėnjohjeve pėr punėn e vullnetarėve Teuta Zeka, Ylber Ramadani, Vjollca Buzoku, Mimoza Gjini, Hanife Gjemaili dhe Myrvete Ramadani. Prezantimin e mirėnjohjeve e bėnė Fatmir Zeka dhe Kadri Beqiri, anėtarė tė komitetit. Vallja e burrave ishte pika e fundit e programit formal, tė cilės iu bashkėngjitėn edhe mysafirėt. Argėtimi vazhdoi nė oborrin e shkollės me pije freskuese dhe ushqime nga treva tė ndryshme shqiptare. Gjatė kėsaj pjese tė manifestimit, prindėrit dhe anėtarėt e shoqatės, patėn rastin tė njoftohen me njėri tjetrin dhe tė shkėmbejnė mendimet dhe idetė e tyre pėr njė tė ardhme edhe mė tė suksesshme tė shoqatės “Besa”. Ndėrsa prindėrit ishin tė ngėrthyer nė biseda dhe diskutime, vullnetarėt Kushtrim dhe Kujtim Ibrahimi ishin tė angazhuar me argėtimin dhe sigurinė e fėmijėve. Shoqata “Besa” vazhdon t’i dedikohet edukimit tė fėmijėve nė gjuhėn dhe kulturėn shqiptare.

2 KOMENTE
04/09/2007 08:48 am
morina
Suksese te mutetjeshme shoqates "Besa".
Ku gjindet saktesisht kjo shoqate ne juglindje te Londres dhe kend mund ta kontaktoj(psh, emrin kontaktues, numrin e telefonit, email adresa) per regjistrim te femijeve.
Me nderime
30/09/2007 06:42 pm
Enver Buzoku
Ketu eshte adresa e shoqates BESA!

BESA Albanian Community Group
SHREWSBURY HOUSE, Bushmoor Crescent,
Shooters Hill, SE18 3EG, London, UK

www.besauk.com
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili