|
30/08/2008
Shqipėria "arenė" banesash
Autori:
Pas agjencive britanike qė shėnojnė interesin e shtėpive dhe banesave shqiptare, tashmė janė edhe spanjollėt qė ia kanė kthyer sytė tregut shqiptar. Kėshtu Shqipėria ėshtė kthyer tashmė nė njė arenė, ku ndeshja e investitorėve shėnon njė arenė banesash ende mister. Nė kėtė arenė janė perėndimorėt, vendasit e kamur dhe tek-tuk ndonjė emigrant me mendje pas. Nė kėtė arenė ėshtė tashmė fati i vetė shqiptarėve, fati i banesave tė tyre, qė mund tė shiten pėr njė grusht para dhe pastaj tė riblihen me thasė. Sidoqoftė lajmi vjen disi ogurbardhė. Sipas njė prej agjencive kryesore tė konsulencės lidhur me tė patundshmet nė Spanjė mėsohet se janė publikuar kėto ditė ofertat mė tė fundit pėr klientėt e saj, ku tė bie nė sy njė vėmendje e theksuar pėr zhvillimet nė Europėn Lindore. Sipas Kategora Investments S.L., me qendėr nė Bilbao, zona baske e Spanjės, veē tė tjerave, Shqipėria pėrbėn njė treg me leverdi nė kėtė drejtim pėr arsye tė ndryshme.
Ēmimi Sė pari, sipas ekspertėve imobiliarė, ndoshta ėshtė i vetmi vend nė kontinentin e vjetėr nė tė cilin ende mund tė gjesh apartamente qė kushtojnė duke filluar nga 25.000 euro. Agjencia citon dy raste konkrete, tė ndėrtimeve tė kohėve tė fundit, ku ende ka hapėsira tė lira pėr tu shitur, tė cilat nė fakt, ndodhen nė rajonet periferike tė kryeqytetit, ku ēmimi i metrit katror tė apartamentit tė pėrfunduar me gjithė refiniturat, ėshtė 400-450 euro. Pėr spanjollėt, por jo vetėm pėr ta, ēmime tė tilla janė tė paimagjinueshme. Fjala ėshtė pėr dy komplekse rezidenciale, nė Farkė dhe Kashar, pra nė dy nga komunat jashtė vijės sė verdhė tė Tiranės, por qė janė ngjitur me tė, qė ndodhen pranė selive tė administratės qendrore, por edhe plazhit apo aeroportit ndėrkombėtar. Sipas tė dhėnave tė vetė kėsaj agjencie, ēmime tė tjera tė leverdishme banesash mund tė gjenden nė Rumani, por duke filluar nga 1.100 euro/metri katror, madje jo nė kryeqytet, por nė Kluzh.
Rishitja Sė dyti, agjencia e konsideron blerjen e apartamenteve tė tilla, kryesisht si njė mundėsi tė mirė investimi me fitim tė lartė. Sipas Kategora Investments, ēmimet e banesave nė Shqipėri janė rritur nė mėnyrė konstante me 15-20% nė vit. I nxitur nga kėrkesa tė emigrantėve; ēifteve tė reja, qė janė me shumicė, nė njė vend me popullsi tė re; migracioni nga zonat rurale drejt qyteteve kryesore, ky treg, sipas vlerėsuesve spanjollė, ka tendencė tė mbetet i tillė edhe pėr shumė kohė. Kush blen tani, me kėtė ēmim, ka shansin tė shesė pas pesė vjetėsh, me pėrfitim 100%. Asnjė bankė nuk tė ofron njė normė kaq tė lartė interesi dhe janė tė pakta investimet nė sektorė tė tjerė qė afrohen. Duket tashmė se interesi pėr banesat shqiptare, ėshtė njė lloj rime me dy mėnyra sublime. E para i hyn nė punė biznesit tė banesave qė kanė ngelė bosh kėto kohėt e fundit dhe i dyti vetė shtrenjtimit tė tyre.
|