News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
04/12/2008
Money Gram ne situaten e krizes kreditore

Autori: Linda Lufo

Drejtuesit e Money Gram si dhe disa pėrfaqėsues tė mediave u mblodhėn nė hotel Hilton, Park Lane nė njė konferencė pėr shtyp e cila ėshtė e pėrvitshme. Tema e kėsaj konference ishte zgjerimi i bashkėpunimit tė kompanisė Money Gram me Zyrat Postare dhe me agjencinė e udhėtimeve tė Thomas Cook. Sipas z. John Hempsey, CEO MoneyGram International Limited nė MB, Money Gram tashmė operon nė 325 zona tė reja (nė total nė MB janė 800), tė cilat janė shtuar nė hartėn operative tė kėsaj kompanie, zgjerim qė ėshtė pasojė e kontratave tė reja me kompaninė e Thomas Cook. Tė ftuar nė kėtė eveniment ishin Melanie Whitehouse, Drejtoresha e Shėrbimeve Financiare tė Thomas Cook pėr MB dhe Irlandėn, e cila u shpreh se ishte dėshmitare se si Money Gram po rritej dhe forcohej duke numėruar 180 vende tė botės nė tė cilat kjo kompani ishte e pranishme me shėrbimet e saj. Nė kėtė konferencė nuk u fol se si kjo kompani po arrin jo vetėm tė mbijetojė, por edhe te zgjerojė aktivitetin e saj nė njė krizė tė tillė financiare qė a ka futur sistemin financiar mbarė botėror nė njė ngėrē, pasojat e tė cilit po ndihen pėrditė e mė shumė .

Cila ėshtė situate e vėrtetė nė tregun e aksioneve pėr Money Gram?
Jo mė vonė se 4 ditė (mė 7 Nėntor) kjo kompani me qendėr nė SHBA deklaroi njė humbje prej 13 milion dollarėsh semestrin e tretė tė vitit, nė stokun e siguruar tė aksioneve. Megjithėse stoku i aksioneve i siguruar nga kjo kompani deklarohej si tepėr i sigurt pasi ky stok ishte investim me kohė tė shkurtėr i cili nė teori mund tė kthehej nė cash tė shpejtė nga blerėsit, si pasojė e krizės kreditore dhe e mos pasjes treg pėr shitje tė tilla, humbjet kapėn shifrėn prej 13 milion dollarėsh. Tė ardhurat nga investimet e bėra nga kjo kompani nė mbarė botėn u ulėn me 69.8 milion nga ēfarė ishte parashikimi i mėparshėm. Nė analizėn pėrmbledhėse kėta dy faktorė sollėn njė humbje prej 38.6 milion dollarėsh ose e shprehur nė vlerėn e tregut tė aksioneve kjo humbje rezulton nė 80 cent pėr ēdo aksion. Tė ardhurat e krahasuara me tė njėjtin vit janė ulur nė shifrėn 34.2 milion dollarė. Analistėt e kėsaj kompanie kishin parashikuar qė aksionet e tyre tė shiteshin nė vlerėn e 19.21 dollarė, por si pasojė e fortunaleve tė kaluara nė tregun financiar ato janė nė vlerėn 1 dollarė. Lajmi pozitiv pėr kėtė kompani ėshtė se tė ardhurat nga komisionet e shėrbimit janė rritur mė 18 pėrqind ose e thėnė ndryshe nė 286milion dollarė. Analiza e mėsipėrme ėshtė nė kėndvėshtrimin mbarėbotėror tė mbarėvajtjes sė kėsaj kompanie, por kjo nuk mund ta errėsojė faktin qė Money Gram me qendėr nė MB po bėn njė punė kolosale pėr tė mbajtur nivelin e biznesit nė shifrat e duhura. Nuk dihet nėse kėto pėrpjekje ka bėrė tė mundur vazhdimit e traditės sė bonuseve e cila kjo kompani praktikon pėr punonjėsit e saj.

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili