News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
01/04/2010
SFIDAT E KOSOVĖS 11 VITE PAS

Autori: Albana Isufi

Kosovarėt, 11 vjet pas nisjes sė fushatės ajrore tė NATO-s mbi pozicionet serbe nė Kosovė e Serbi, i falėnderohen Aleancės qė u angazhua pėr lirinė e njė populli. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėrmes njė mesazhi urimi, vlerėsoi se “ndėrhyrja e Aleancės Veri-atlantike pėr ndalimin e krimeve tė paramenduara qė po i bėheshin popullit tė Kosovės, paraqet njė akt tė lartė tė humanizmit tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila ndėrhyri pėr t’iu dhėnė fund vuajtjeve apokaliptike, nėpėr tė cilat po kalonte populli”.
Ai i dha njė meritė tė veēantė kėsaj ndėrhyrjeje edhe pėr mundėsinė qė Kosova ta arrijė lirinė dhe t’i bashkohet familjes sė madhe tė kombeve sovrane. Edhe Kryeministri Hashim Thaēi, po nė njė mesazh urimi, vlerėsoi se intervenimi i NATO-s mbi pozicionet e ushtrisė dhe policisė serbe, mė 1999, ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme e shekullit tė kaluar pėr kėtė aleancė, duke konfirmuar faktin se liria ėshtė vlera mė e lartė e shoqėrisė demokratike. Por, ku ėshtė Kosova 11 vjet pas? Ekspertėt ushtarakė, njėherėsh ish-udhėheqės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mendojnė se ėshtė arritur shumė, porse sfidat janė sėrish tė mėdha. Ish-Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, vlerėson se Kosova i ka arritur objektivat e mėdha, por punėt, sipas tij, nuk kanė pėrfunduar.
“Unė mendoj se sot jemi atje, ku kemi menduar se ku do tė jemi mė 24 mars - se 24 marsi ėshtė fillimi i mbarimit tė luftės dhe pas kėsaj do tė pasojė liria dhe pavarėsia e Kosovės. Dhe, ajo ndodhi sot. Por, 11 vjet pas dhe 2 vjet pas pavarėsisė, Kosova ballafaqohet ende me shumė sfida, jo vetėm ekonomike, tė njohjes, por edhe tė sigurisė”.
“Kosova nuk ėshtė e rrezikuar nga jashtė, edhe pse nuk pėrjashtohet kjo mundėsi, marrė parasysh politikėn serbe. Por, rreziqet vijnė nga brenda. Sot nuk rrezikohet territori i Kosovės, sa rrezikohet jeta e qytetarėve tė Kosovės, pasuria e Kosovės”, thotė Ēeku. Eksperti tjetėr pėr ēėshtje ushtarake, Naim Maloku, 11 vjet pas intervenimit tė NATO-s, pėr njė gjė ėshtė i sigurt - konfliktet nė Ballkan, sipas tij, tashmė i takojnė sė kaluarės.
“Konfliktet dhe luftėrat nė Ballkan, sipas mendimit tim, janė njė e kaluar, me tė cilėn do tė merret historia dhe do t’ia lėmė historisė. Ne do tė kemi probleme me pėrmirėsimin e raporteve me Serbinė edhe pėr njė kohė, por nuk do tė ketė, nuk ka gjasa tė ketė edhe njė luftė tė re mes Kosovės e Serbisė, sepse raportet po ndryshojnė”, thotė Maloku.
NATO-ja, qė intervenoi 11 vjet mė parė pėr tė ndalur dhunėn e ushtruar ndaj popullit shqiptar nga ana e regjimit tė Millosheviēit, vazhdon tė jetė e pranishme nė Kosovė me 10 mijė trupa. Drejtuesit e kėsaj aleance kanė paralajmėruar reduktim tė mėtejmė - deri nė 4 mijė trupa. Sipas Agim Ēekut, reduktimi nuk do tė ndikojė nė sigurinė e Kosovės. “Reduktimi i tillė nuk ndikon nė nivelin e sigurisė sė Kosovės, sepse NATO-ja ėshtė ēdokund. NATO-ja nuk ėshtė vetėm nė Kosovė. Mbrojtja e Kosovės nuk varet vetėm nga trupat e NATO-s nė Kosovė, por nga trupat qė janė nė Evropė nė pėrgjithėsi”. “NATO-ja ka forca tė mjaftueshme nė afėrsi tė Kosovės, ka kapacitete tė mjaftueshme pėr dislokimin e shpejtė tė tyre, ka plane tė hartuara, ka forca tė gatshme pėr mbrojtjen e hapėsirės ajrore”, shprehet Ēeku. Aleanca, e cila, 11 vjet mė parė, bombardoi pozicionet ushtarake e policore serbe, po bėn mė shumė se njė vit qė ėshtė e angazhuar nė ngritjen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.
Kjo forcė, nė sytė e aleancės njėherė shihet si organizatė civile e sigurisė, por jo edhe te kosovarėt, tė cilėt te ajo shohin ushtrinė e ardhshme tė Kosovės. Naim Maloku thotė se Kosova ende nuk ka kapacitete qė vetė ta ruajė tėrėsinė territoriale. “Kosova nuk ka kapacitete tė mjaftueshme pėr tė siguruar tėrėsinė territoriale tė shtetit tė vet dhe ajo garantohet nga prania e NATO-s. Reduktimi i forcave tė NATO-s nė Kosovė do tė ndodhė, sepse po ndodhin edhe procese avancuese nė Serbi dhe ajo po afrohet kah NATO-ja”, thotė Maloku. Megjithatė, 11 vjet pas, ekspertėt pėr siguri thonė se institucionet kanė shumė sfida pėrpara, meqė shumė nga punėt e nisura, nuk kanė pėrfunduar, duke pėrmendur kėtu pamundėsinė pėr tė ruajtur vetė tėrėsinė territoriale, pėr tė shtrirė pushtetin dhe zbatuar Kushtetutėn nė gjithė Kosovėn.

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili