|
29/04/2010
Rruga e Kombit merr jete
Autori: Redaksia
Ruga e Kombit Morinė-Merdare filloi tė marrė jetė. Kėshtu nisėn punimet e projektit madhor tė autostradės Morinė-Merdarė e cila do tė bashkojė Kosovėn dhe Shqipėrinė, historikisht tė ndara. Komuniteti shqiptar qė jeton nė Mbretėrinė e Bashkuar e pėrjetoi me gėzim kėtė fakt. Nė familjet e tyre ky gėzim ėshtė ndjekur me madhėshti dhe madje duke festuar. Rastėsisht u gjendėm nė shtėpinė e njėrit prej intelektualėve nga Puka, qė prek kohėsh jeton e punon nė Mbretėrinė e Bashkuar. Fran Gjini, me sytė e pėrlotur, teksa rrėkėllen gotėn e rakisė na shprehet: Ska gėzim mė tė madh se kjo ditė, vėllezėr. Bashkimi tashmė ėshtė mė natyror, mė i prekshėm.... Dhe pastaj sė bashku me mjeshtrin e montimit tė satelitėve, Fatosin, qė sapo i kishte vendosur satelitin shqiptar ndjek me vėmendje kėtė atmosferė festive qė nis nė Vermicė dhe pėrhapej gjithandej Globit. Kryeministri kosovar Hashim Thaēi dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha shtypėn sė bashku butonin e shpėrthimit tė parė, varg i shpėrthimeve qė do ēajnė malin pėr tė bashkuar Kosovėn dhe Shqipėrinė. Nė Vėrmicė tė Prizrenit mbėrritėn krerėt kryesorė tė shtetit kosovar, si dhe tė Qeverisė shqiptare pėr tė marrė pjesė nė inagurimin e fillimit tė punimeve tė autostradės. Kryeministri Berisha dhe Ministri i Transportit shqiptar Sokol Olldashi ishin nė krye tė delegacionit shqiptar i cili ishte ftuar nė kėtė ceremoni. President i Kosovės, Sejdiu tha nė fjalėn e tij se nis zbatimi i njė ėndrre tė kahmoēme e cila do tė ndikojė drejtėpėrdrejtė nė jetėn ekonomike kosovare, por gjithashtu do tė mbajė mė afėr shqiptarėt me kosovarėt. Kjo autostradė shėnon pėrfundimin e ndarjes qė na ėshtė imponuar pėr shekuj me radhė- nėnvizoi Sejdiu. Ndėrkohė, kryeministri Hashim Thaēi, nė fjalėn solemne nė ceremoninė e inaugurimit tė autostradės ka vėnė nė pah tė mirat qė do ti sjellė kjo autostradė Kosovės dhe Shqipėrisė, duke thėnė se ky ėshtė projekti mė i madh i qeverisė sė tij pas pavarėsisė. Ēmimi i autostradės ėshtė njė shekull vuajtje, pėrpjekje. Kjo ėshtė ditė e madhe, gjithė shqiptarėt kanė festė. Po hapim epokėn e historisė sė re. Sot, qeveria qė po udhėheq unė, po fillon projektin mė tė madh pas pavarėsisė. Sot, ėndrrėn po e bėjmė realitet deklaroi Thaēi. Kjo rrugė sipas tij ėshtė kontribut I gjithė heronjve, tė gjallėve apo tė rėnėvė, i tė gjithė atyre qė dhanė kontributin pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, sipas tij. Duke e cilėsuar si rrugėn e bashkimit Thaēi u shpreh se tashmė asgjė nuk i ndan dot mė Kosovėn dhe Shqipėrinė... Ambasadori amerikan Christofer Dell nė fjalėn e tij pėrshėndetėse tha se projekti ishte provė se vendimi i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė i drejtė. Ēdokush qė vė nė pikėpyetje nėse pavarėsia ėshtė vendim i drejtė atėherė shikon mijėra qytetarėt qė kanė ardhur sot. Le ta dijnė se sa e rėndėsishme ėshtė pavarėsia e Kosovės. Dell garantoi se SHBA do tė jetė nė krah tė qeverisė nė realizimin e kėtij projekti. Nuk kanė munguar nė fjalimet e tyre jo vetėm shpresa pėr njė tė ardhme mė tė mirė nė bashkėpunimin midis Shqipėrisė dhe mė gjerė, por edhe optimizmi pėr njė integrim sa mė tė shpejtė tė Kosovės nė strukturat e Bashkimit Evropian. Pjesėmarrja nė kėtė ceremoni edhe e pėrfaqėsuesve tė Maqedonisė dhe tė Preshevės, si dhe deklaratat e tyre, treguan dhe njė herė se e ardhmja pėr njė bashkėrendim tė marrėdhėnieve ėshtė dhe do tė jetė pozitive. Projekti, i cili kushton 700 milionė euro ėshtė nėnshkruar mes Qeverisė sė Kosovės dhe konsorciumit amerikano turk Bechtel & Enka pritet te zgjase 3 vjet, dhe pritet tė punėsohet njė numėr i konsiderueshėm i kosovarėve. Autostrada parashikohet tė jetė e gjerė 28 metra, me 4 shirita qarkullues. Ndėrkohė javėt e fundit Qeveria e Kosovės i dha zgjidhjen pėrfundimtare shpronėsimeve nė zonėn qė prek rruga me anė tė njė vendimi pėr lėvrimin e fondit pasi u pėrcaktua edhe gjurma qė do tė ndjėkė rruga. Disa media dhe ekspertė ndėrkombėtarė kanė kritikuar qeverinė e Kosovės se po e fillon ndėrtimin e rrugės pa siguruar financimet e nevojshme. Duke u lidhur me rrugėn Durrės - Kukės, autostrada qė po ndėrtohet nė Kosovė mbulon ciklin e plotė tė lėvizjes nga Kosova nė Shqipėri. Ministri i Punėve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, nė njė prononcim pėr ATSH-nė, e konsideroi njė ngjarje tė shėnuar pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė janė, fillimin e punimeve pėr autostradėn Morinė-Prizren-Prishtinė-Merdare, qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn dhe mė gjerė. Jam i lumtur qė mbaroi autostrada nė territorin shqiptar dhe sot fillon njė autostradė e re, qė do tė thotė ndėrtimi i korridorit tė kombit. Suksese Kosovės, suksese qeverisė sė Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėve, tha ministri Olldashi, i cili ndodhet sot nė Vėrmicė, Komuna e Zhurrit, rreth 11 kilometra larg kufirit me Shqipėrinė, ku dhe do tė zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė fillimit tė punimeve tė kėsaj autostrade. Sipas zotit Olldashi, ndėrtimi i autostradės Morinė-Prizren-Prishtinė-Merdare ka njė rėndėsi shumė tė madhe ekonomike dhe vlefta ekonomike e justifikon ndėrtimin e saj si nė Kosovė, ashtu dhe nė Shqipėri. 14 mijė makina nė ditė arriti qarkullimi gjatė verės sė kaluar nė autostradėn Durrės-Morinė, ndėrkohė qė kėtė vit mendohet tė arrijė nė 16 mijė, informoi pėr ATSH-nė ministri i Punėve Publike dhe Transporteve tė Shqipėrisė, ndėrsa shtoi se me pėrfundimin e autostradės sė Kosovės ritmet do tė jenė edhe mė tė larta. Kjo autostradė, veē lidhjes me bregdetin dhe daljen nė ujėrat e Adriatikut, vlerėsohet se do tė ketė efekte tė jashtėzakonshme nė plan afatshkurtėr dhe afatgjatė pėr Kosovėn, por edhe pėr rajonin.
|