News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
15/05/2010
Dy jave komunitet

Autori: Fatmir Terziu

Dy javėshi qė u mbyll shtoi mė shumė angazhimet integruese tė shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar. Pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme elektorale qė pasuan edhe ndryshime nė politikėn vendase, integrimi shqiptar nisi me angazhimet e shoqatave shqiptare. Ambasadori shqiptar, shkelqesia e Tij, Zef Mazi e ka parė kėtė angazhim me vlerat e njė integrimi tė dukshėm komunitar, ku ai spikat me pėrkushtimet e tij ndaj kėtyre vlerave tė Bashkimit dhe integrimit. Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe Ambasadori i Kosovės Muhamet Hamiti vlerėson kėto integrime dhe pėrkushtime mes Bashkimit te shqiptarėve nė aktivitetet e tyre.
Dhjetra aktivistė dhe vullnetarė qė operojnė nė ndihmė tė shoqatės shqiptare “Ardhmėria” nė Mbretėrinė e Bashkuar janė vėnė nė lėvizje tė pėrkushtuar pėr tė vėnė nė jetė njė nga parimet kryesore tė kėsaj shoqate pėr tė ndihmuar integrimin e plotė tė shqiptarėve nė kėtė vend. Nė krye tė kėtyre angazhimeve janė stafi dhe drejtuesit e saj me Drejtorin Lutfi Vata, qė me tėrė pėrkushtimin maksimal vazhdon tė inkurajojė mjaft aktivistė tė moshave dhe profesioneve tė ndryshme nė njė fushatė tė plotė integruese.
Kjo shoqatė tashmė e mirėnjohur pėr punėn e saj nė dobi tė komunitetit, gjuhės shqipe, mėsimit plotėsues nė shkollat e saj ku numėrohen mbi 600 nxėnės, ka shtuar ditėt e fundit aktivitetin rregjistrues edhe nė dobi tė plotėsimit tė formularėve pėr pėrfshirjen e Gjuhės Shqipe nė GCSE. Mijėra formularė janė ndarė dhe po pėrpunohen edhe me ndihmėn e aktivistėve tė Forumit tė Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare, qė drejtohen nga zoti Vata. Formularėt janė njė nismė e sukseshme pas atyre ndėrrmarjeve efikase qė shoqatat e pėrfshira nė Forum kanė marrė pėrsipėr.
Nė anėn tjetėr shihet angazhimi intelektual ku spikasin angazhimet e intelektualėve tė fushave tė ndryshme. Nė shoqatėn qė drejtohet nga Zamira Ruspi, ka patur njė pėrfshirje totale nė fushatėn zgjedhore britanike, ku vetė zonja Ruspi ishte njė nga tė zgjedhurat nė mesin e Partisė Konservatore, si kėshilltare nė zonėn e Brentit tė Londrės Veriore. Doktoresha Ruspi kandidoi me tė gjitha gjitha vlerat e saj duke shtuar kėshtu rolin integrues shqiptar nė kėtė vend.
Nga ana e Bashkėsisė Shqiptare “Faik Konica” qė drejtohet nga Talat Pllana, shihet njė angazhim nė mėsimin plotėsues dhe sigurimin e fondeve. Kėshtu operojnė edhe mjaft shoqata tė tjera qė kanė synim integrimin. “Shpresa Programme” qė drejtohet nga Luljet Nuzi, njė kujdes tė veēantė i ka treguar gruas dhe tė rrinjve. Me njė tematikė tjetėr mė tė larmishme ka operuar kohėt e fundit shoqata “Dituria” me drejtues Ruzhdi Jatėn. Shoqata “Sfida” pas konferencės sė saj model tashmė konkretizon aktivitetin e saj komunitar nė drejtime tė planifikuara. Shoqata qė drejtohet nga Alketa Gogo vazhdon planifikimet pėr njė fillim tė mbarė nė procesin edukativ qė vjen. Nga “Iliria” nė Oksford lajmet vijnė me angazhime konkrete. Nga Manēesteri, zoti Osman Caka, qė para disa ditėsh pėrkujtoi mes emocionesh dhe dhimbjes, pėrvjetorin e rėnies sė djalit tė tij hero nė luftėn e Kosovės, shprehet pėr nisma akoma mė tė bukura kulurore, sportive dhe argėtuese. Nga Birmingami, “MEAF”-i qė drejtohet nga Dritan Dema e sheh pėrkushtimin nė angazhime tė prekshme duke shtuar punėn integruese. Kėshtu edhe nga Irlanda dhe Skocia, ku bashkėpunėtorėt tanė, Ndrek Gjini dhe Sulejman Hasa na sqarojnė angazhimet komunitare. Shoqata qė drejtohet nga Rosie Burbuqe Paēarada i ėshtė pėrkushtuar mė shumė aktiviteteve tė pėrbashkėta integruese dhe argėtuese me anėtarėt e saj.
Pra, shihet se njė shenjė mė pozitive dhe mė premtuese vjen nga kėto angazhime. Nė mjediset e “Koha” nė Martins Court, gazeta “The Albanian” ka festuar 6 vjetorin e saj. Folėsit dhe ligjėruesit nė takim vlerėsuan punėn e stafit tė saj. Zotėrrijntė Emanuel Bajra dhe Petrit Kuēana, sollėn mes fakteve disa nga aktivitetet e kėsaj gazete. Gazeta ndau dy ēmime pėr persona me angazhime tė ndryshme. Njėri nga kėto ēmime i takoi edhe sportistit shqiptar, Lorik Cana, i cilėsuar “Ambasador i pėrkushtuar i vlerave shqiptare”.
Nga ana tjetėr dirigjenti i apasionuar, Bahri Ēela ka shtuar bukurinė e dyjavėve qė kaluan me njė koncert nga studentėt qė mėson ai. Rasti tjetėr i pėrket madhėshtisė sė vlerave shqiptare. Ishte hera e tretė kjo e para disa ditėve. Ermonela Jaho vinte si njė kėngėtare me famė botėrore mes Londrės. Kishte interpretuar disa role nė opera tė ndryshme nė skenat me emėr.
Opera Mbretėrore e Londrės dhe ato tė Berlinit, Parisit, Lionit, Marsejės, Tuluzės, Romės, Napolit, Veronės, Triestes, Nju Jorkut, Filadelfias, Detroitit, buēasin nga zėri i saj dhe sukseset vijnė njėri pas tjetrit. Pra, Dy yjet e lirikės shqiptare, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu takohen si protagonistėt kryesore tė operės “Traviata” nė “Royal opera House Covent Garden” tė Londrės mė 11, 14, 19, 21 e 24 maj 2010.
Komuniteti dhe e ftohta e ekranit
E ftohta e ekranit televiziv ėshtė bėrė pjesė e pėrditėsisė sė Komunitetit shqiptar nė Mbretėrinė e Bashkuar. Tashmė kjo ‘e ftohtė’ ėshtė pjesė edhe e komunitetit shqiptar nė Republikėn e Irlandės. Gazetari Ndrek Gjini, nuk e fsheh kėtė ‘ftohtėsi’ teksa na shprehet se tashmė ‘ekrani i televizorit’ ėshtė bėrė pjesė e pamohueshme e mjaft interesave qė lidhen me integrimin dhe pėrditėsinė.
Kėshtu, komuniteti shqiptar nė Britaninė e Madhe dhe nė Republikėn e Irlandės, edhe pse mbetet njė nga komunitetet mė tė reja nė kėto vende, vazhdon tė luajė njė rol tė rrėndėsishėm nė politikėn e integrimit. Para disa ditėsh mijėra shqiptaro-britanikė iu drejtuan kutive tė votimit, ndėrsa shqiptarėt e vendosur nė Irlandė ndoqėn me tension problemet e krizės nė Greqi, probleme qė ndikojnė edhe zonėn e tyre tė Eurozonės, nė tė cilėn bėn pjesė Irlanda. Shqiptarėt e Britanisė sė Madhe e thanė ligjėrisht mendimin e tyre mes votės sė fshehtė dhe demokratike. Nė kėto votime pati edhe tė rrinj qė votuan pėr herė tė parė, qė iu drejtuan kutive nė moshėn e tyre tė rregullt zgjedhore. Jashtė emocioneve tė votimeve, mbetėn zėrat profesionalė tė talentėve shqiptarė, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu, dy yjet e lirikės shqiptare, qė u takuan si protagonistėt kryesorė tė operės “Traviatta” nė “Royal Opera House Covent Garden” tė Britanisė sė Madhe. Opera u vu nė skenėn angleze nė datat 11, 14, 19, 21 dhe 24 maj.
Nė anėn tjetėr, sytė u mbetėn nga ekranet qė transmetojnė mes satelitit shqip, ku greva e disa deputetėve socialistė ėshtė pėrqėndruar nė mes tė Tiranės. Vec kėtyre fakteve janė edhe shqetėsimet pėr fundvitin e fėmijėve, punėsimin dhe mjaft halleve e shqetėsimeve tė emigrimit. Kėshtu ditėt qė pasuan ishin plot emocione dhe tension ekranesh. Nė kėto tensione votimet britanike duket se shėnuan shqetėsimin mė prekės, pasi aty lidhen edhe fate tė jetės dhe tė integrimit shqiptar.
Dhe nė ditėt qė pasuan, pas rezultateve tė deklaruara tė votimit ku konservatorėt filluan negociata me liberal demokratėt pėr qeverinė e re, anėtarėt e komunitetit shqiptar mbesin si gjithė tė tjerėt nė pritje. Mbesin nė pritje tė ligjeve tė reja, nė pritje tė angazhimeve e detyrimeve tė reja. Kėshtu anėtarėt e komunitetit shqiptar, ndoqėn me kujdes bisedimet qė vazhduan dhe negociatat pėr njė qeveri koalicioni. Lajmet britanike paraqitėn gjithnjė interes dhe reflektime te ndryshme. YouGov nga ana e tij ka dhėnė disa statistika tė ndryshme. Si pasojė pritja ėshtė ende njė detyrim i syve nga ekranet televizive. Njerėzit dhe politikanėt presin me ankth njė zgjidhje. Dy partitė kanė mospajtime tė mėdha, pėrfshirė zėvendėsimin apo jo tė flotės sė nėndetėseve bėrthamore si dhe reformimin e kodit zgjedhor. Liberal-demokratėt kėrkojnė ndryshime nė njė sistem votimi qė ka favorizuar tradicionalisht dy partitė kryesore, konservatorėt dhe laburistėt. Ata favorizojnė njė sistem tė praktikuar nė shumė vende evropiane, ku partitė marrin vende nė Parlament nė proporcion me votat qė kanė fituar, gjė qė eliminon mundėsinė e daljes sė njė partie tė vetme nė pozitė dominuese. Nga 306 vendet nė Dhomėn e Komuneve, konservatorėve u mungojnė 18 vende pėr tė siguruar shumicėn. Marrėveshja me liberal demokratėt ua siguron konservatorėve qeverisjen e vendit pėr katėr vjetėt e ardhshėm. Liberal-demokratėt kanė nė plan ta shfrytėzojnė kėtė kartė politike pėr njė numėr reformash qė ua kanė paraqitur si parakusht konservatorėve. Nik Kleg, udhėheqėsi i liberaldemokratėve thotė: “Pa diskutim, rezultatet e zgjedhjeve nėnkuptojnė se, politikanėt e kanė pėr detyrė tė diskutojnė me njėri-tjetrin, pasi populli ka nevojė pėr njė qeveri tė mirė dhe tė qendrueshme. Nė bisedime do tė kėmbėngulim pėr katėr pėrparėsitė e mėdha qė kemi nėnvizuar vazhdimisht, edhe para zhvillimit tė zgjedhjeve. Sė pari, kėrkojmė reformimin e politikave tė taksave, e dyta, kėrkojmė njė strategji tė re pėr arsimin qė t’u ofrojė tė gjithė fėmijėve fillimin e duhur nė jetė, e treta, kėrkojmė njė strategji tė re ekonomike, qė tė mund tė rindėrtojmė ekonominė e vendit, dhe sė katėrti, kėrkojmė reforma themelore nė sistemin politik tė vendit. Pikėrisht nė kėto reforma i bazojmė bisedimet nė tė ardhmen”. Pavarėsisht se ēfarė forme merr qeveria e ardhshme e koalicionit, konservatorėve do t’u duhet mbėshtetja e tre tė katėrtave tė liberal-demokratėve nė Parlament.
Nėse kapėrcehen mospajtimet dhe arrihet mbėshtetja e liberal demokratėve, konservatorėt do tė kishin njė numėr tė mjaftueshėm votash nė Parlament pėr miratimin pa problem tė axhendės legjislative. Liam Fox i Partisė Konservatore shprehet optimist se, mund tė arrihet njė marrėveshje relativisht shpejt: “Shpresoj se do tė arrijmė njė marrėveshje sė shpejti.
Do tė ishte shumė problematike nėse tė hėnėn, kur hapen tregjet financiare, ende nuk ka marrė formė njė qeveri e qendrueshme pėr Britaninė. Pėrjetuam njė rėnie tė ndjeshme tė paundit dhe kėrcėnime ndaj normave tė interesit. Politikanėt e kanė pėr detyrė tė lėnė mėnjanė mospajtimet dhe tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt pėr tė krijuar njė qeveri tė qėndrueshme”. Ndėrkohė qė, vazhdojnė negociatat pėr koalicionin e ardhshėm qeveritar, Gordon Broun i laburistėve do tė vazhdojė tė qėndrojė nė postin e kryeministrit tė vendit qė partia e tij e ka mbajtur qė nė vitin 1997.
Ndėrsa komuniteti shqiptar nė emigrim i mban sytė mbas tė ftohtės sė ekranit televiziv, nė Shqipėri vapa qė sapo ka filluar duket se ka pėrvijuar njė temperaturė tė lartė sa politike aq edhe tė tensionuar mes palėve tė politikės. Ky fakt e bėn ende mė tė tendosur syrin shqiptar ndaj tė ftohtės sė ekranit, kudo qė ndodhet ai, nė kėtė vend apo edhe nė skaje tė tjera tė emigrimit.

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili