News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
10/06/2010
Intelektualėt nė shoqėrinė e sotme

Autori: Ilir Kalemaj

Nė literaturėn shkencore ka shumė definicione pėr intelektualėt dhe inteligjencėn, ku jo rrallėherė kėto dy terma pėrdoren nė vend tė njėra-tjetrės, megjithėse jo domosdoshmėrisht nėnkuptojnė tė njėjtėn gjė. Robert Mikels kur flet pėr intelektualėt nėnkupton “persona qė posedojnė njohuri ose nė njė sens mė tė ngushtė, gjykimi i tė cilėve, i bazuar nė reflektim dhe njohuri, rrjedh mė sė tepėrmi nga shqisat ndjesore sesa nė rastin e jointelektualėve”. Filozofi gjerman Ficte (Fichte) shkon akoma mė tej kur thotė se njohuria e tij [intelektualit] “duhet tė aplikohet pėr tė mirėn e shoqėrisė; ai duhet t`i bėjė njerėzit tė ndjejnė nevojat e tyre tė vėrteta dhe t`i njohė ata me mėnyrat e plotėsimit tė kėnaqėsive tė tyre.
Ndėrsa nga ana tjetėr e medaljes, kemi figura tė njohura tė rretheve shkencore amerikane, si neokonservatori Norman Podhoretz, i cili i sheh intelektualėt thjeshtė si “profesionistė, qė merren me studimin, propagandimin dhe shpėrhapjen e ideve, mėnyrave tė sjelljeve dhe ideologjive.” Kėta, sipas Podhoretzit, mund tė jenė me apo pa edukimin formal, me apo pa inteligjencė tė jashtėzakonshme. Ndėrsa pėrsa i pėrket inteligjencės, fjalė qė ēuditėrisht vjen nga rusishtja (megjithėse me bazė latine), pavarėsisht se ka shumė kuptime pėr tė, mė tepėr pranohet se ėshtė klasa apo shtresa shoqėrore ku intelektualėt bėjnė pjesė.
Teori tė ndryshme tė shkencave politike, sidomos pėrsa i pėrket intelektualėve dhe inteligjencės, flasin pėr njė klasė tė re, tė pėrbėrė pikėrisht nga ky grupim shoqėror dhe qė interesat e tė cilėve jo domosdoshmėrisht pėrputhen me atė tė grupeve tė tjera tė rėndėsishme shoqėrore, si tregtarėt apo biznesmenėt, punėtorėt apo ēfarėdolloj grupimi tjetėr shoqėror. Ajo ēka e veēon inteligjencėn apo grupin e intelektualėve nga pjesa tjetėr e shoqėrisė, (megjithėse shpeshherė ata janė promotorėt e ndryshimeve tė mėdha), ėshtė edukimi, apo mė saktė “edukimi i certifikuar,” nėse do pėrdornim njė shprehje tė Mishel Fukosė.
Pėrsa i pėrket operimit nė treg dhe sipas logjikės sė rregullave tė tregut tė kėtyre intelektualėve, ajo ēka i dallon ata, sipas Bourdjesė, ėshtė se janė pikėrisht ata tė cilėt janė mbajtėsit dhe transportuesit e “kapitalit kulturor,” i cili mund tė shkėmbehet si ēdo lloj malli tjetėr nė treg. Alvin Gouldner, njė tjetėr politolog amerikan, e vė theksin te njė aspekt tjetėr qė intelektualėt kanė dhe qė i dallon ata nga pjesa tjetėr e shoqėrisė (megjithėse nė kėtė grup ai fut shumicėn e njerėzve me diplomė), dhe kjo veēori ėshtė posedimi i ligjėrimit kulturor kritik (ang. Critical Culture Discourse). Kjo i bėn ata qė mos t`i pėrtypin sloganet, propagandėn zyrtare apo qoftė edhe tekstet shkollore nė mėnyrė apriori, por t`i vėnė gjithmonė nė diskutim duke bėrė pyetje, apo duke hulumtuar mė tej pėr tė gjetur tė vėrtetėn. Dhe kjo e vėrtetė shpeshherė ėshtė subjektive dhe e pamundur tė dallohet ngaqė ėshtė e mbėshtjellė nė mekanizmat e pushtetit apo ligjėrimit dominant nė shoqėri (sikundėr do shpreheshin Fukoja apo Habermasi), ose mund tė ketė njė formė mėse objektive, por qėndron e fshehur me sy tė lirė dhe duhet tė kėrkohet dhe tė zbulohet (nėse do perifrazonim Eduart Saidin).
Edhe pėrsa i pėrket ndarjes sė intelektualėve, disa i ndajnė ata nė “tradicionalė” dhe “organikė” si Antonio Gramshi apo nė “tė specializuar” dhe “universalė” si Fukoja. Pėr tė thjeshtėzuar argumentin, nėse do ndėrmerrnim qasjen e Fukosė, i cili me anė tė intelektualit universal nėnkuptonte atė tė gjithanshmin, i cili nuk qėndron vetėm nė “kullėn e fildishtė,” por zbret me ‘kėmbė nė tokė’ dhe jep opinionin apo mendimin e tij pėr ēėshtjet mė tė prekshme qė shqetėsojnė shoqėrinė ku ai jeton. Si tipin model tė cilit ai i referohet, shpesh duke e quajtur edhe tė fundmit tė sėrės sė tij, ėshtė Zhan Pol Sartri, impakti i tė cilit la njė gjurmė tė thellė, jo vetėm nė shoqėrinė franceze, por dhe nė mbarė Evropėn, gjatė kohės qė ai jetoi (pavarėsisht qėndrimeve shpesh kontradiktore politike). Por, sipas Fukosė, pėr shkak tė ndryshimeve tė ndryshme dhe si rrjedhojė e procesit tė pandalshėm tė modernizimit, po shkohet pėrherė e mė shumė drejt specialistit, teknokratit, ekspertiza e tė cilit nevojitet pėrherė e mė shumė nė njė botė pėrherė e mė tė globalizuar dhe dinamike.
Njė ndryshim ky jo i vogėl qė bėn qė zėrat, tė cilėt normalisht i japin formė hapėsirės publike, si analistė, akademikė, profesorė universitetesh dhe gazetarė tė kenė njė impakt gjithnjė e mė tė vogėl, ose duke u profilizuar ngushtėsisht, tė humbasin njė element sa domethėnės, aq edhe tė nevojshėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit publik: erudicionin. Por nėse erudicioni ėshtė vetėm mjeti, ashtu sikundėr edhe stili, apo forma pėr t`u bėrė mė atraktivė, idetė janė qėllimi dhe vetėm transmetimi i tyre nė njė formė apo tjetėr nė shoqėri, ka impaktin e promovimit tė ndryshimeve apo reformave tė cilat tėrheqin njerėzit dhe imponojnė detyra dhe obligime mbi klasėn politike.
Nė njė ese tė paradokohe, Ron Zyerman diskuton lėvizjet sociale dhe rolin e individėve tė caktuar (intelektualėve) pėr t`i dhėnė formė debatit shoqėror, pėr tė pjekur njė agjendė tė re dhe aftėsinė pėr tė transmetuar edhe ēėshtje nė dukje irrelevante, nė qendėr tė vėmendjes sė debatit publik. Si shembull ilustrues, ai sjell promocionin e lėvizjes ekologjike, qė filloi nė SHBA, diku nga vitet 60-tė dhe ku promotor u bėnė njė grup analistėsh, novelistėsh dhe profesorė universiteti. Ishte njė vepėr letrare, “Pranverė e Heshtur,” e botuar nė 1962 nga shkrimtarja Rachel Karson, ajo qė i dha shtysėn fillestare njė lėvizjeje qė megjithėse e margjinalizuar fillimisht, jo vetėm fitoi njė popullaritet tė paparė brenda njė harku tė shkurtėr me bazė mjedisin apo tė paktėn ēėshtjet e ambientit u adoptuan nga parti tė ndryshme, kryesisht social-demokrate apo ekologjike, duke bėrė tė mundur jo vetėm njė debat rreth tyre, por edhe kthimin e tyre nė agjenda tė mirėfillta politike qė mė vonė u shndėrruan nė politika. Me tė drejtė shtrohet pyetja, po nė Kosovė dhe Shqipėri kush janė intelektualėt dhe cili ėshtė roli i tyre?
Ёshtė e vėshtirė t`i pėrgjigjesh kėsaj pyetje, sidomos po tė kesh parasysh reminishencat e sistemit komunist ku nė Shqipėri fjala kuadro ishte ekuivalenti i dikujt me shkollė tė lartė dhe si rrjedhojė logjike, edhe i intelektualit, megjithėse shpesh inputi i tyre nė shoqėri ishte ekuivalent me tė qenurit thjesht shėrbyes dhe servil i regjimit. Nė fakt, kjo mė tepėr se faji i tyre, ishte njė zgjedhje e imponuar, pasi nė tė kundėrtėn tė priste burgu apo internimi dhe jo tė gjithė e kanė kurajėn civile qė karakterizon disidentėt e vėrtetė, tė cilėt sakrifikojnė ēdo gjė pėr hir tė idealit. Nė Kosovė, shpesh elitat ishin tė sponsorizuara prej Beogradit dhe tė detyruara tė konformoheshin me vijėn zyrtare tė tij.
Nėse jo, vencarisht me dukshėm pas 1981-shit por edhe mė parė (rasti Demaci, vėllezėrit Gėrvalla etj), persekutoheshin, burgoseshin apo mė keq). Sot mė tepėr se kurrė mė parė, ėshtė koha qė jo vetėm partitė tė fillojnė tė ideologjizohen, pėr tė lėvizur nga kulti i liderit, por edhe debatet nė sferėn publike tė bėhen nė mėnyrė konstruktive, tė reflektojnė problematika dhe tė ngrihen nė nivelin kulturor dhe civil qė ju takon. Shoqėria civile, media dhe vencarisht ata intelektualė publikė zėri i tė cilėve mbart peshė dhe vizion, pėrherė e mė tepėr duhet tė luajnė rolin natyral tė watchdog-ut apo pushtetit tė katėrt pėr tė nėnvizuar dhe kritikuar me forcė deformimet e klasės politike, por nė tė njėjtėn kohė tė formėsojnė dhe mundėsojnė, madje detyrojnė klasėn politike tė lėvizė nga demagogjia drejt riprodhimit tė ideve dhe politikave.
Vetėm atėherė do tė krijoheshin kushtet pėr t`iu afruar sadopak idealit habermasian tė participatory democracy (demokracisė me pjesėmarrje), ku qytetari ta ndjejė veten tė pėrfshirė realisht nė vendimmarrje dhe ku media dhe shoqėria civile kryejnė rolin e pėrcuesve mes elitės politike dhe nevojave reale tė elektoratit qė (duhet tė) pėrfaqėsojnė.

1 KOMENTE
16/06/2010 02:01 pm
Linda
Artikull i mire, por vetem nje verejtje te vogel. Sapo komentova ne artikullin tjeter per gjuhen shqipe dhe kur fillova te lexoj shkrimin tuaj, fjala e pare qe me ra ne sy ishte definicione. Mund te ishte me mire te kuptohej nga te gjithe sikur te perdorej ne vend te saj ndoshta fjala emertime? Tingellon bukur shqip. Me respekt Linda
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili