|
27/06/2010
Abedin Bajraktari njė aktivist i palodhur
Autori: Fatmir Terziu
| FOTO-LAJM | 
|
Cili ėshtė angazhimi juaj pėr komunitetin? Qė nga viti 1994 kur kam emigruar nė Britani tė Madhe jam angazhuar pėr tė ndihmuar komunitetin tonė duke u bazuar se kisha njė pėrvojė nga Kosova ku edhe kam qenė Sekretar i Partisė Republikane Shqiptare e qė Kryetar ka qenė z.Skender Hoti. Pa dyshim pėrvojėn mė tė mirė e kam fituar nga Nėnkryetarėt: z.Qerkin Peci dhe tani i ndjeri Ahmet Maloku ku aktiviteti dhe angazhimi im ka qenė i lloj-llojshėm nėpėr tėrė territoret shqiptare dhe mė sė shumėti nė Shalė dhe Drenicė ku bashkėpunonim ngushtė me heroin kombėtar Hamėz Jasharin dhe pata nderin dhe isha shumė me fat qė nė odėn e Jasharajve takova edhe heroin legjendar tė kombit Adem Jasharin. Mė vonė pata fatin tė takoj edhe Sekretarin Gjeneral tė Partisė Republikane tė Italisė z.Rafaele Nikoli qė u takuam nė Kongresin e Parė tė Partisė Republikane tė Shqipėrisė ku isha i ftuar nga kjo parti me nė krye z. Sabri Godo si dhe me z. Fatmir Mehdiu Kryetar i tanishėm dhe Ministėr i Mjedisit. Poashtu nė Kongres takova edhe veteranin e luftės sė dytė botėrore z.Jonuz Karaulli i cili mė strehoi pėr njė vit nė shtėpinė e tij falas nga qė nė Kosovė kėrkohesha pėr cdo ditė nga spiunė e policė serbosllav dhe mė vonė mė pranuan pėr djalė dhė i pranova pėr prindėr edhe zonjėn Bela Karaulli. Nė Londėr kam kėrkuar azil nė Janarė 1994 dhe jam aktivizuar pas njė kohe tė shkurtėr si dhe u njoha me disa aktivistė tė tjerė, ku edhe kam dhėnė kontributun tim nė demonstratat qė i organizonim. Nė Ealing Broadway nė Londėr nėse nuk gaboj, nė vitin 1997 Kryetari i Bashkėsisė shqiptare, z.Pleurat Sejdiu dha dorėheqje si dhe tė gjithė anėtarėt tjerė tė kryesisė dhe u vendos qė Shoqata e Studentėve, unė dhe katėr anėtarė tė tjerė tė udhėheqim Bashkėsinė Shqiptare pėr riorganizim me mandat tre mujorė dhe besimi qė na u dha u keqpėrdor dhe zgjati edhe mė shumė se njė vit. Me qė deri atėherė nuk kemi qenė tė regjistruar zyrtarisht, atėherė kam marr pėrsipėr dhe e kam pėrgatitur dokumentacionin e nevojshėm si dhe e kam regjistruar komunitetin pėr herė tė parė nė Britani tė Madhe me emrin The Albanian Community in the UK pranė Charity Commission Office-London, pėr tė cilėn edhe posedoj dokumentin e lėshuar mė 15.06.1998 nė emrin tim. Mė vonė i ėshtė ndėrruar emri nė Faik Konica dhe sot fatkeqėsisht ka ngelur vetėm njė emėr nė letėr dhė nuk ka as tė punėsuar pranė kėsaj shoqate, as zyrė tė pėrherėshme, as projekte qė deri mė tani prej se ėshtė regjistrar kjo shoqatė duhet tė ishin tė pa numėrta, ėshtė pėr tė ardhur keq, ėshtė mjerim. Nė Kilburn kemi marr njė zyrė me qira,nga e cila edhe punonim deri nė orėt e vona duke ndihmuar bashkėatėdhetarėt nė forma tė ndryshme si dhe organizonim komunitetin mė lehtė. Pėrgatisnim parullat dhe tė gjithė materialet e duhura qė na nevoiteshin pėr protesta e demonstrata qė i organizonim kundėr regjimit fashist tė serbosllavisė qė e udhėhiqte Millosheviqi. Nė zyrėn qė e kemi pasur nė Kilburn ėshtė punuar shumė dhe janė bėrė edhe shumė kontakte me organizata e shoqata tjera si dhe kontaktet me pėrfaqėsuesit e Mbretėreshės sė Britanisė sė Madhe gjatė kohės kur Faik Zasella ka qenė Sekretar pran asaj zyre. Kemi informuar shumė qendra tė ndryshme tė mediave pėr gjendjen nė Kosovė gjatė kohės sė luftės, kemi dėrguar pėrkthyes nėpėr qytete ku priteshin refugjatė qė silleshin nga Kosova nė mėnyrė tė organizuar nga Qendra e Refugjatėvė tė Britanisė. Pėrvec se na duhej tė organizonim komunitetin ne edhe merreshim me strehimin e refugjatėve qė vinin e lajmėroheshin nė zyrė dhe shumė e shumė punė mjaft tė lodhėshme qė tani edhe nuk mund tė hidhen tė gjitha nė letėr duke marrė parasyshė kėtu edhe mungesėn nė familje qė fėmijėt e kishin mallė tė na shihnin nė shtėpi. Shpeshherė i zinte gjumi nė dritare duke pritur se kur po ktheheshim nė shtėpi. Tani, shumė gjėra edhe nuk mė kujtohen, ėshtė njė kohė e gjatė. Duhet shkėputur njė detaj se, me rastin e organizimit tė demonstratave gjatė vitit 1998 kur ato thirreshin herė nga LDK (Bajram Gecaj) dhe herė nga LPPK(Pleurat Sejdiu), komuniteti shqiptar dilte me njė numėr shumė te vogėl. Pastaj ne, qė kishim marr pėr sipėr tė udheheqnim komunitetin, ftuam nė zyrė z.Pleurat Sejdiun(LPPK) dhe z.Bajram Gecaj(pėrfaqėsues politik i LDK) si dhe Isa Ibishin (Kryetar i LDK nė Londėr) dhe i lutėm qė tė nėnshkruajnė njė marrveshje se tani e tutje kushdo palė qė organizon demonstratat ato tė thirren nė emėr tė Komunitetit Shqiptarė nė BM.Kjo pati sukses dhe pjesėmarrja e shqiptarėve ishte shumė mė e madhe. Nganjeherė dikush nė masė thėrriste emrin e Ibrahim Rugovės apo Hashim Thaci por zėrat e tyre me megafon i neutralizonte z.Arsim Zagraxha qė e kishim caktuar pėr kėtė qėllim.Gjithashtu duhet pėrmendur edhe z.Sulejman Pashoja qė ka ndihmuar shumė rreth qėshtjeve teknike si zėrimin dhe paisjet tjera, sa herė qė Komuniteti ka pasur nevojė. Besoj se pėr hirė tė vėrtetės duhet shkruar ndonjė herė tjetėr me gjėrėsisht pėr kėtė komunitet sepse ėshtė e pamundur tė thuhen tė gjithat qė komuniteti ynė duhet tė dijė. Sė bashku me Faik Zasellėn, par luftės nė Kosovė, kemi organizuar akcionin pėr Minatorėt e Trepcės nga komuniteti pėr mbledhjen e mjeteve materiale dhe i kemi dėrguar nė Kosovė qė ua kemi dorėzuar z.Bahri Shabanit -kryetar i Sindikatave tė Mitrovicės dhe tė ndjerit Agim Hajrizit i vrarė nė oborrin e shtėpisė sė vet nga policia serbosllave -nėnkryetar i BSPK. Na u ėshtė lėshuar dėshmia e nėnshkruar mė datėn: 17 Janar, 1998. Njė akcion tjetėr ka qenė ai pėr arsimin nė Kosovė dhe kemi mbledhur mjete materiale me Faikun qė pastaj janė dėrguar nė Kosovė nga Arsim Korenica. Mė vonė nė prill 2001 kam themeluar sė bashku me Faik Zasellėn, Komunitetin Kosovar Shqiptar ne Hammersmith dhe Fulham. Arsyeja ishte se fėmijėt kishin nevojė pėr njė komunitet qė do ju ofronte njė mundėsi pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe. Shumė shpejtė hapem zyrėn nė Hammersmith ku dhe punuam projektin me tė gjitha detajet e nevojshme pėr shkollėn shqipe DRENICA qė arrijti numrin e nxėnėsve mbi 160. Nga Gjeneva z.Agim Pacarizi na ka sjellur programin e Ministrise se Arsimit te Kosovės si dhe shumė libra e abetare tė cilėt ju kemi shpėrndarė nxėnėsve. Rreth kėtij projekti na ndihmoi shumė Justin Elliott dhe Selami Sylejmani qė shumė herė punonim deri nė orėt e mėngjesit. Ky projekt u financua pjesėrisht nga Departamenti i Arsimit ne Hammersmith dhe Fulham. Mjetet tjera i kemi mbledhur me njė angazhim tė madh nėpėr restorante e lavazhe makinash tė cilėt nuk hezitonin tė na ndihmonin si dhe bashkėatedhetarė tė tjerė. Nga restoranti Kalamari z.Avdyl Gula na ka ndihmuar shpeshė herė, Afrimi nga Mimos barnė Paddington, Bujari (Buza) nė Paddington e tė tjerė qė tani nuk mė kujtohen. Shkolla DRENICA u tregua shumė e suksesshme dhe nxėnėsit ishin shumė tė kėnaqur. Mėsueset e mėsuesit kanė qenė tė zgjedhur me origjinė nga Shqipėria dhe Kosova. Gjatė dy orėve tė mėsimit i kemi organizuar edhe prindėrit qė tė luajnė futboll e qė vazhdojnė tė luajnė edhe tani Pėr punėn e kėsaj shkolle u dėgjua edhe nė Kosovė e Shqipėri dhe me 10 shkurt 2002 kam qenė i ftuar pėr interviste 40 minuta qė ėshtė realizuar ne lokalet e Radio Televizionit tė Kosovės. Filluan pastaj telefonata nga gjithė Europa dhe nė prill 2004 jam ftuar nga LAPSH ne Zvicėr tė marr pjesė nė Konferėncėn e parė Kombėtare te Mėsimit nė Gjuhėn Shqipe nė Diasporė Kryetar i tė cilės ishte z.Mahir Mustafa. Ishte njė punė shumė e ngjeshur pėr rresht 4 ditė nė tė cilėn morrėn pjesė pesė pėrfaqėsues dhe Ministra tė trojeve shqiptare. Projekti Mosha ishte projekti i dytė tė cilin e realizuam me mjaft sukses, pėr tė cilin projekt na u ndanė £1500 nga The Scurman Trust dhe nė kėtė projekt ishin tė angazhuar me njė seriozitet tė madh Faik Zasella dhe Justin Elliot. Projekti mblidhte rreth vetes bashkėatėdhetarėt me mosha te shtyera kryesisht mbi 50 vjec. Jemi shpėrblyer me mirėnjohjen - Community Champions Aėard nė tetor 2001 Londėr dhe mund tė them se ishte njė kėnaqėsi tė punohet me mė tė moshuarit nga qė ishin tė disiplinuar dhe shumė korrekt. Ish presidenti i Shqipėrisė z.Alfred Moisiu dhe ish Ministri punėve tė jashtėme te Qeverisė teknike z.Arian Starova na vizituan nė zyrėn e Komunitetit ku edhe mbajtėm njė tubim me bashkėatėdhetarėt nė Hammersmith dhe qė u informuan nga afėr mbi aktivitetet nė pėrgjithėsi. Poashtu edhe me z.Joseph Dioguardin -Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, jemi takuar disa herė dhe kemi bashkėpunuar. Si Trustee nė Kosova Aid kam qenė disa vjet, Kryetar i sė cilės ka qenė z.Agron Loxha ku edhe kam dhėnė kontributin tim si nė Britani tė Madhe po ashtu edhe nė Kosovė nė ngritjen e shkollave, veshmbathjeve e tjera. Para shtatė vitesh bashkėpunuam ngushtė me shoqatėn Dituria nė Hounsloė, kryetar i sė cilės ėshtė z.Ruzhdi Jata dhe sė bashku me shoqatėn Sulejman Vokshi nė Harroė me nė krye z.Selman Lokajn ku mbajtėm disa takime nė pėrpjekje tė organism tė pjesės perėndimore tė Londrės por si duket nuk qe momenti i duhur. Nė tubimin si shenjė falenderimi ndaj Qeverisė sė Britanisė sė Madhe para 10 Downing Street qė e organizoi z.Lutfi Vata me shoqatėn Ardhmėria,edhe pse ishte i kėrcėnuar nga individ tė caktuar qė kėtė mos at bėnte, i dhashė pėrkrahjen time dhe kontributin ku mė vonė me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės mė 17 Shkurt 2008 bashkėpunuam ngushtė dhe pasi u konsultuam si tė vepronim, vendosa t`i thėrras bashkėatėdhetarėt dhe shpėrndava i pari mesazhet qė nė mėnyrė spontane tė dalim dhe tė festojmė nė Trafalgar Square. Tė njėjtėn gjė veproi edhe z.Lutfi Vata dhe kėshtu u bė njė organizim spontan qė mbahet nė mend pėr jetė. Ishte kėnaqėsi dhe bukuri e llojit tė vetė kur i tėrė sheshi u mbush me flamuj kombėtar shqiptar dhe makina qė me boritė e tyre shprehnin gėzimin dhe njoftonin kalimtarėt pėr krijimin e shtetit tė ri tė Kosovės. Njė muaj mė vonė isha nė grupin organizativ pėr organizimin e manifestimit nė sheshin Trafalgar pėr Pavarėsinė e Kosovės dhe sė bashku me Faik Zasellėn, Lutfi Vatėn, Sherif Bllacėn, Ruzhdi Jatėn e shumė tė tjerė, dhashė kontributin tim mendor, fizik dhe material vetėm qė ky organizim tė bėhėt sa mė mirė. Fati ishte ai qė unė mos tė jem i pranishėm nė ditėn e manifestimit nga qė njė ditė pėrpara mė ndodhi qė nėna ime ndėrroi jetė nė Kosovė ku edhe u ndodha. Nga ajo kohė kam marr pjesė nė disa tubime ku kam qenė i ftuar por kryesisht nga Ekselenca Ambasadori i Kosovės Muhamet Hamiti dhe Sekretari Bejtullah Destani.
Si kishit organizuar punėn tuaj nė ndihmė tė moshave tė vjetra? Ne kuadėr tė shoqatės Komuniteti Kosovar Shqiptar nė Hammersmith&Fulham sė bashku me Faik Zasellėn kemi punuar projektin tė quajtur MOSHA dhe ka organizuar moshat kryesisht mbi 55 vjec. Projektit i janė ndarė £ 1500 nga fondi Scarman Trust, tė cilit edhe i ėshtė raportuar cdo 3 muaj pėr shpenzimet me pėrpikmėri. Natyrisht se nuk mjaftonin £ 1500 pėr kėtė aktivitet por ėshtė dashur tė shtohet nga xhepi ynė vetėm tė pėrfundoj projekti ashtu sikur e kishim paraparė. Mendoj se moshat e vjetra ngelin pak pas dore nga Komuniteti (shoqatat) dhe nuk ju bėhet kujdesi i mirėfilltė qė atyre i takon dhe e meritojnė. Janė tė disiplinuar dhe organizohen lehtė, ishte kėnaqėsi e vecantė tė punohet me atė, cmalleshim duke i paramenduar sikur prindėrit tonė. Kur i vizitonim vendet e caktuara sipas programit, i siguronim biletat e udhėtimit sanduiq dhe lėngje apo kafe. Aktivitetet i kemi filmuar dhe fotografuar dhe do ishte kenaqėsi qė ndonjė herė tjetėr tė bisedonim mė gjėrėsisht pėr kėtė projekt qė besoj ėshtė unik nė mbarė diasporėn. Pėr tė organizuar njė punė tė tillė, duhet bėrė njė regjistrim tė moshave tė vjetra (data base). Pėr tė qenė organizimi legal dhe profesional duhet qė tė themelohet njė shoqatė rreth tė cilės do mblidheshin tė moshuarit me program dhe statut adekuat nė mėnyrė qė tė thithte edhe fonde nga fondacione tė ndryshme si dhe nė punėsimin e atyre qė do punonin pranė kėsaj shoqate. Ndihma pėr tė moshuarit nuk do ishte e kufizuar, aty pėrvec aktiviteve tė lira rekreative, shetitjeve do ndihmoheshin edhe nė forma tė tjera qė ata kanė nevojė si: nė plotėsimin e formulareve tė ndryshėm, pėrkthime strehim, mėsimi i gjuhės angleze dhe kompjutėrave, vizatim, punime dore,etj. Informim, ekspozita, ekskurzione, trajtime nga problematika e komunitetit shqiptar. Pėr tė qenė organizimi sa mė i suksesshėm, do duhej qė tė moshuarit tė kishin njė lokal ku do tė takoheshin, kalonin kohėn dhe organizoheshin. Mendoj se kjo ėshtė njė formė e organizimit por, besoj se ka edhe forma tjera, megjithėate unė shpresoj se do senzibilizohet edhe mė shumė kjo ēėshtje dhe herave tjera tė shkruhet akoma mė gjėrėsisht pėr kėtė gjeneratė tė harruar.
Ju jeni njė aktivist i shquar, si e mendoni organizimin e komunitetit? Janė bėrė gjithėherė pėrpjekje tė shumta pėr tė organizuar komunitetin si kėtu nė Britani tė Madhe poashtu edhe gjetiu. Para 10 vitesh kemi bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr njė organizim sa mė tė mirė dhe pėr kėtė ka qenė shumė i interesuar dhe ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh ish Ambasadori i Shqipėrisė z.Agim Fagu sė bashku me ish Sekretarin e tij z.Ilir Melo, por fatkeqėsisht disa persona qė nuk ėshtė dashur tė jenė aty kanė penguar njė organizim tė mirėfilltė. Mendoj se pėr tė organizuar komunitetin duhet nje numėr mė i gjėrė individėsh qė dėshirojnė tė veprojnė pėr komunitetin shqiptar dhe jo pėr veten e tyre, me njė tolerancė dhe mirėkuptim ndaj njėri tjetrit, njė sakrifikim i kohės sė tyre qė do ja kushtonin komunitetit. Besoj se edhe duhet tė jenė sė paku tė pėrafert nė idetė se cfarė i duhet komunitetit dhe si duhet organizuar. Duhet tė pėrfitojė komuniteti si tėrėsi, dhe jo tė pėrfitojnė individ tė caktuar qė mashtrojnė opinionin se janė pėrfaqėsues tė komunitetit dhe mbajnė peng emrin e shoqatės dhe asnjėherė nuk mbajne zgjedhjet e pėrgjithėshme vjetore sikurse janė tė rregulluara me statut si dhe raporti qė duhet dėrguar nė Charity Commission Office, por edhe tė raportohet para anėtarėsisė sė gjėrė. Pėr tė organizuar komunitetin duhet njerėz punėtorė e tė sincertė dhe tė bėjnė projekte konkrete e qė janė tė shumta dhe do duhej tė realizoheshin tani mė dhjetė vite mė parė. Nuk ėshtė projekt dhe detyrė e shoqatės njė herė nė vit me 28 Nėntor tė organizoj muzikė nėpėr lokale me qėllim vetpėrfitimi. Organizimi mė i mirė do ishte me identifikimin e bashkėatedhetarėve ku jetojnė nėpėr komuna dhe tė ju ndihmohet nė themelimin e shoqatave ku pėrfaqesuesit e tyre do pėrbėnin nje Forum apo Kėshill qė do tė organizonte komunitetin nė nivel mė tė lartė si dhe tė mbikėqyre shoqatat kur ato shkelin statutin dhe ligjet e caktuara. Mendoj se duhet profilizim i ēartė i aktiviteteve me tė cilat do mirrej Komuniteti qė organizimi tė jetė legal dhe i qėndrueshėm nėpėr gjenerata. Njė Kėshill, njė Forum apo Lobby si do qė ta quajmė, do tė pėrfaqėsonte dhe prezantonte punėn e shoqatave nėpėr nivele tė ndryshme sipas nevojės dhe kėrkesės, me qėllim tė prezantimit tė vlerave kombėtare dhe integrimit tonė nė pėrgjithėsi.
Ku duhet tė jetė sot rinia dhe fėmijėt me punėn e tyre? Brenga mė e madhe pėr tė gjithė ne, besoj se janė fėmijėt tonė. Pėr kėtė arsye kėto vitet e fundit jam angazhuar mė shumė tė jam pranė fėmijėve tė mi. Kujdesi pėr fėmijėt dhe angazhimi rreth tyre ndikon ne rezultatin e tyre dhe suksesin nė shkollė. Femijėt e mi kanė treguar rezultate tė mira nė shkollat e tyre ku Blendi (14) ėshtė ne grupin e mė tė mirėve nė shkollėn Phoenix, kurse Dardani (11) ka fituar scholarship pėr tė vijuar mėsimin nė shkollėn private Latymer Upper school nė Hammersmith e qė shquhet ndėr shkollat me reputacion tė lartė nė Angli. Janė edhe katėr nxėnės tjerė shqiptar nė kėtė shkollė pėr tė cilėt mendoj se duhet shkruar nė vecanti nė tė ardhmen. Nė kėtė formė tentova tė pėrgjigjem se ku duhet tė jenė rinia me punėn e tyre. Me fėmijėt duhet tė punojnė prindėrit duke diskutuar dhe folur pėr kulturėn, traditat dhe zakonet e kombit shqiptar si dhe duke u interesuar pėr mėsimin qė e bėjnė nė shkollat e tyre. Pėr rininė duhet tė angazhohen Shoqatat qė t`i jepin detyra dhe ti organizoj ata sa mė shpesh pėr t`ju dhėnė mundėsinė tė njihen mė mirė mes vete nė mėnyrė qė tė kontribuojnė dhe sjellin rezultate me punėn e tyre si nė familje po ashtu edhe nė komunitet. Rinia mund tė organizohej dhe bashkohej duke i angazhuar me detyra nė aktivitete tė ndryshme si: gara nė sport, prozė e poezi, pikturim, muzikė, vallėzim, kėngė, dramė e tjera, pra, duke kėrkuar angazhim dhe pėrgjegjėsi prej tyre. Nėse ne nuk krijojmė forma dhe mundėsi pėr tė angazhuar rininė, atehėrė rinia do tė jetė atje ku ne nuk dėshirojmė tė jenė. Duhet monitorim i vazhdueshėm se Londra gllabėron rininė. Rinia gabon lehtė, sidomos kur nuk mbikėqyret. Ne duhet punuar pėr komunitetin, jo komuniteti per ne. Fatkeqesisht, ne nuk kemi njė Kryesi dhe njė Kryetar qė tė angazhohet sincerisht pėr bashkėatedhetarėt dhe pėr cdo vit t`i raportoj antarėsisė dhe t`i mbajė zgjedhjet pėr cdo vit sikur se ėshtė bėrė nė vitete e mėherėshme, nė mėnyrė qė tė angazhoheshin edhe anėtarė dhe aktivistė tė rinj.
Si e suportoni familjen tuaj? Mundohem tė jam sa mė shumė pranė familjes dhe tė kujdesem si njė prind i mirė. Mbėshtetjen nga unė familja e ka dhe do ta ketė gjithėherė nė mundėsinė time me te mire. Me qe ju kam munguar pėr vitet kur kam punuar pėr komunitetin, tani mė kam kompenzuar atė kohė duke dlur se bashku ne park, pėr vizita tek te afėrmit dhe familjet e shokėve, me fėmijėt duke luajtur futboll, tenis, golf e tjera. Nė Kosove kam pasė punuar 10 vite si inxhinjer i maqinerisė nė detyren e ``Organit Mbikqyrės pėr maqineri nė Institutin pėr Plumb dhe Zink tė Kombinatit Trepca ne Zvecan-Mitrovice por kur emigrova nė Angli, kėtu nuk pranohej diploma dhe u detyrova te bėjė njė kurs njė vjecar per floktar dhe sot punoj si berber ne dyqan ne Hammersmith qe quhet Aleksander barber shop tani per gati 12 vite, pra me kete zanat mbaj familjen.
Jeni njė specialist i shėrbimit social dhe si berber keni emėr tė mirė. Si e keni fituar ate? Edhe nė kohėn kur kam qenė student, gjithėherė kam patur njė krahėr dhe njė palė gėrshėrė nė xhep. Nė atė kohė jam marr me vizatim dhe kam bėrė portrete me laps shumė tė mira dhe kjo edhe mė ka shtyrė qė gersheret t`i pėrdori nė vend tė lapsit, pra gjithėherė duke punuar me syrin e artistit. Nė vitin 1994 kam kryer kursin njėvecar pėr floktar nė Taurus Hairdressing Academy nė Harroė Road, nė Londėr por mė vonė jam pėrcėndruar tė punoj vetėm pėr meshkuj. Me qė punoj njė kohė tė gjatė nė Aleksandėr Barber Shop nė Hammersmith ku edhe jo shume larg nga aty kam patur zyrėn e Komunitetit nė Palingsėick House, King Street, kam bėrė qė tė mė njohin shumė vendės anglez e tė tjerė si dhe shqiptarė nga tė gjitha trojet tona. Nė dyqanin ku punoj kam pritur shumė bashkėatėdhetarė ku ju kam ofruar ndihmė si nė qėshtje emigracioni po ashtu nė qėshtjet e strehimit, punėsimit por edhe duke ju ndihmuar financiarisht. Nė kėtė dyqan kam pasur momente shumė tė vėshtira sidomos gjatė kohės sė luftės kur nė radio informoheshim se si po zbrazej Kosova por edhe na tregonin emrat e shokėvė qė vriteshin nga policia dhe ushtria serbosllave. Nė dyqan kan ardhur dhe vijnė klientė tė ndryshėm me pėrgatitje shkollore tė larta si edhe doktora shkence ,gjeneral te forcave te NATO-s , avokat e tė tjerė qė ju kam shpėrndarė libra pėr shqiptarėt nė gjuhėn angleze pėr t`i informuar pėr historinė, kulturėn dhe politikėn, pra duke luajtur rolin e njė mini ambasadori. Ėshtė njė e mirė qė lokali gjendet ne vend shumė tė mirė ku frekuentojnė shumė qytetarėt si dhe punėdhėnėsi grek-qipriot Nikos Pavlu qė nuk mė ka penguar por pėrkundrazi mė ka mbėshtetur dhe ndihmuar dhe pėr kėtė i jam mirėnjohės. Nė kėtė dyqan kan ardhur shumė personalitete tė njohura dhe vazhdojnė tė vijnė si: Ambasadori Kosovės z.Muhamet Hamiti, Xuxi, futbollisti i famshėm Kevin Kigan i cili ka filmuar nė dyqan, aktori Andy Nyman e shumė tė tjerė. Pėr veten time jam munduar me pritje tė mirė dhe me sjellje tė mirė si dhe qethje tė bukur qysh kanė dėshiruar ti shėrbej nė mėnyrė qė t`ju lė pėrshtypje sa mė tė mira dhe tė fitoj kėtė epitet qė thoni ju.
|
|
|
|